Radar
Lanë mandatin për të kandiduar si kryetarë bashkie, kush do i zëvendësojë pesë deputetët në Kuvend
Pesë deputetë të Kuvendit lanë mandatin për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 14 majit për kryetarë bashkish, ku tre janë nga Partia Demokratike dhe dy nga Partia Socialiste.
Nga PD janë Luçiano Boçi, Belnd Këlliçi dhe Zef Hila, të cilët lënë mandatin e ligjvënësit.
Në qarkun e Elbasanit, mandatin e merr Qan Xhafa i cili zëvendëson Boçin, në Tiranë vjen Asllan Dogjani i cili zëvendëson Këlliçin ndërsa në Shkodër, Lodovik Hasani zë vendin e Zef Hilës.
Nga ana e PS janë deputetët Benet Beci dhe Besjan Ajazi që largohen nga Kuvendi.
Në Shkodër ku do të kandidojë Beci, do të zëvendësohet nga Ilir Beqja. Në Gramsh pas lënies së mandatit nga Besjan Ajazi vjen Shkëlqim Bullari.