Lidhu me ne

Mix

Kryevepra e re arkitekturore në Katar “Katara Towers” është hoteli më i ri në kryeqytetin Doha

“Shpatat e kryqëzuara”, kryevepra e re arkitekturore në Katar

Arkitektura mbresëlënëse mbizotëron kudo në qytetet luksoze të Katarit, ndaj që një projekt i ri të tërheqë vëmendjen duhet të jetë vërtet i jashtëzakonshëm.

“Katara Towers” është hoteli më i ri në kryeqytetin Doha dhe është bashkëpunim i dy markave hotelesh, Fairmont dhe Raffles. Secili zë gjysmën e ndërtesës prej 300.000 metrash katrorë dhe ekspozon stilin e vet luksoz.

Gjysma e parë e hotelit

Gjysma e hotelit në zotërim nga kompania Raffles, frymëzohet nga artet e bukura dhe në hollet e tij mbizotëron ngjyra e bardhë dhe dritat që rrotullohen në tavan. Në dispozicion të klientëve është një kinema private, me ulëse prej kadifeje të kuqe, ku iu shërbehet ushqim i personalizuar. Hotelit sigurisht nuk mund t’i mungojnë as suitat luksoze dhe një nga më të mëdhatë është suita Raffles, e cila shtrihet në dy kate të hotelit dhe ka pishinën e saj private, ashensorin e brendshëm, sallonin e flokëve dhe madje edhe një hamam.

Bari “Blue Cigar”, është një nga ambientet më interesante të Raffles, me rafte librash të larta deri në tavan. Sapo hyjnë aty, vizitorët pyeten për pijen dhe autorin e tyre të preferuar. Menjëherë, stafi arrin të gjejë kopjen e një libri të rrallë nga ai autor specifik. Ekspertët e librave të rrallë nga e gjithë bota u dërguan në Katar për të ndërtuar këtë bibliotekë mahnitëse. Një nga veprat që ekspozohet aty është dhe botimi më i hershëm i njohur në anglisht i eposit të Homerit “Odisea”.

Gjysma e dytë e hotelit

Gjysma tjetër e “Katara Tower” është në zotërim të kompanisë Fairmont. Sapo hyn në ambientet e tij, stili ndryshon krejtësisht. Koncepti i dizajnit të Fairmont frymëzohet nga jahtet. Dhomat elegante dhe të ngrohta me nuanca të bardha dhe blu, kanë një pamje fantastike nga Gjiri Persik. 

Tematika detare duket në çdo detaj, nga llambadarët në formë guaskash te librat me fotografi oqeanesh dhe detesh. Tavolinat, muret dhe pllakat kanë forma klasike nga kultura islamike. Në barin elegant të katit të 33-të, xhami blu dhe i bardhë reflekton dritën e diellit dhe shkëlqimin e shkretëtirës. Dy nga suitat më të shtrenjta të Fairmont, Peregrine dhe Lanner, janë emëruar sipas racave të skifterëve të famshëm të Katarit.

“Katara Tower” u hap zyrtarisht për vizitorët në janar të këtij viti. Megjithatë, para kësaj, ishte në përdorim gjatë Kupës së Botës për zyrtarët e FIFA-s, si dhe anëtarët e familjes mbretërore të Katarit.

Arkitektura e jashtme në formën e dy shpatave të kryqëzuar është dhe tipari më i spikatur i hotelit. Ky simbol është frymëzuar nga stema kombëtare e Katarit dhe mund të shihet kudo, duke filluar nga filxhanët e kafesë e deri te bizhuteritë, por kjo është hera e parë që shfaqet në formën e një ndërtese.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Maska për fytyrë që Kendall Jenner përgatit vetë në shtëpi

Kendall Jenner është një prej modeleve më të pëlqyera për linjat trupore dhe bukurinë e saj natyrale. Duke pasur parasysh...

Mix5 orë më herët

Cili është kuptimi i ëndrrave me njerëzit tanë të shtrenjtë të cilët nuk jetojnë më

Kur ne ëndërrojmë truri ynë bën shumë gjëra, përfshirë gjërat më bazike të një dite rutinë, problemet, puna , shkolla...

Radar5 orë më herët

Edmond Spaho ngel pa lekë, “lyp” te demokratët: Më ndihmoni të mbuloj shpenzimet e fushatës, ja ku e keni numrin e llogarisë

Nuk kanë fund perlat dhe çuditë nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Pasi futi Berisha me “kuç dhe me maç”...

Mix7 orë më herët

5 shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i...

Mix7 orë më herët

Justin Baldoni shfaqet me pamje të re në mes betejës ligjore me Blake Lively

Aktori i njohur Justin Baldoni ka dalë me një stil të ri flokësh duke i shkurtuar. Ky vendim i tij...

Aktualitet8 orë më herët

E krahasuan me Lenka Çukon, Rama i përgjigjet sulmeve për “Neomalësoren”

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marjana Koçekut, e njohur si “Neomalësorja”, e cila kandidon në listën e...

Kryesore8 orë më herët

Rama: Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin

Kryeministri Edi Rama Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë...

Mix8 orë më herët

Sekretet që Meghan Markle pritet të zbulojë në podcastin e ri!

Meghan Markle po kthehet në lojën e podcast-it dhe po sjell disa emocione serioze me projektin e saj të fundit....

Mix9 orë më herët

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

Shqipëria, perla e fshehur e Ballkanit, ofron një përzierje magjepsëse të peizazheve mahnitëse, historisë së pasur dhe mikpritjes së ngrohtë...

Aktualitet9 orë më herët

Për të kuptuar kohën që jetojmë, duhet të kuptojmë Turqinë

Turqia na ofron disa mësime të rëndësishme mbi epokën që po përjetojmë. E para është se për liderët autoritarë – ata që...

Facebook