Mix
Ja kur përfundon edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania

Mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother Albania Vip ka hyrë një zarf i kuq.
Përmbajtja e tij është lexuar gjatë ‘Prime-t’, ku banorët janë vënë në dijeni për shtyrjen e finales së Big Brother VIP 2.
6 Maji, është caktuar si data e finales së madhe.
Finalistët do të marrin 10 mijë euro secili.
Banorët gjithashtu janë surprizuar gjatë mbrëmjes nga një video realizuar nga Vëllai i Madh, ku ata panë të gjitha momentet e tyre brenda shtëpisë gjatë këtyre 91 ditëve.