Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante / 10 ushqimet më të mira nga e gjithë bota

Dhjetë ushqimet më të mira nga e gjithë bota

Këto janë ushqimet më të mira që mund të shijoni në vende të ndryshme të botës, zbuloni një listë mjaft interesante sipas Taste Atlas e cila prezanton 10 ushqime apo gatime tradicionale nga vende të ndryshme të botës.

Vazhdoni më tej leximin për t’u njohur me to.

Bukë me gjalpë dhe hudhër, Indi

Ajo njihet me emrin Naan dhe është një bukë tradicionale indiane. Përgatitet me miell, maja, kripë, sheqer dhe kos. Pasi brumi piqet, lyhet me gjalpë dhe më pas i hidhet sipër hudhër e grirë.

Nasi Padang, Azia Juglindore

E emërtuar sipas vendit të origjinës, Nasi Pandang është një kombinim indonezian i orizit (nasi) me një shumëllojshmëri të disa ushqimeve tradicionale. Konsiderohet më shumë si një vakt i plotë sesa një pjatë e vetme, dhe mund të shërbehet me oriz, patate, perime apo me pjata të ndryshme.

Kosi, Bullgari

Kiselo mlyako, i njohur edhe si kosi bullgar, përmendet shpesh si një nga llojet më të vjetra dhe të para të kosit që u shfaq në botë. Ai bëhet nga qumështi i lopës, deleve, buallit, dhisë, ose një përzierje e tyre dhe dy llojeve të baktereve probiotike Streptocoçus thermophilus dhe Lactobacillus. Vlerësohet për aromën e pasur, teksturën kremoze dhe vlerat e mëdha ushqyese.

Pastel de Belém, Evropa Perëndimore

Pastel de Belém është një tortë tradicionale portugeze me krem. Këto torta mund të shërbehen të ngrohta ose të ftohta dhe në vitin 2009, The Guardian e renditi si një nga 50 ushqimet më të mira në botë.

Gianduja, Itali

Gianduja është një krem i ëmbël i bërë me çokollatë dhe lajthi të bluara. Receta u shpik në Torino në shekullin e 19-të.

Salmoni Norvegjez

Në Norvegji, salmoni i Atlantikut zë rreth 40% të të gjithë prodhimeve të detit që eksportohen nga vendi. Shija dhe përmbajtja e lartë e lëndëve ushqyese janë arsyet pse salmoni norvegjez u bë i famshëm dhe popullariteti i tij u rrit në mbarë botën që nga vitet 1970.

Jamon, Spanjë

Konsiderohet si varieteti më i hollë i proshutës i njohur si Jamón Ibérico. Proshuta përbehet nga mishi i derrave të zinj iberikë 100% të racës së pastër që kanë bredhur lirshëm nëpër kullota.

Mish viçi argjentinas

Është mish i freskët që shpesh vlerësohet për cilësinë dhe shijen e tij për shkak të ushqyerjes me bar dhe klimës së përshtatshme. Tradicionalisht, mishi gatuhet në flakë prushi.

 Wagyu, Japoni

Wagyu është një term që tregon një racë viçi japonez (wa do të thotë japoneze dhe gyu do të thotë lopë). Kjo racë ka një predispozitë gjenetike për të krijuar një shtresë si të mermertë dhjami në brendësi të indit muskulor që i jep mishit pamjen dhe shijen karakteristike.

Pica Napoli, Evropa perëndimore

Origjina e picës daton që nga Romakët dhe Grekët e lashtë, të cilët piqnin bukë të sheshtë dhe i mbushnin me erëza dhe vaj ulliri. Por pica që të gjithë e njohim sot, e bërë me salcë domate, djathë dhe mbushje të shumta, e ka origjinën në Itali. Ajo u bë e njohur në Napoli në shekullin e 18-të si një ushqim i lirë dhe ushqyes, që konsumohej kryesisht nga fshatarët.

Pica moderne siç e njohim sot evoluoi nga bukët e hershme napolitane të mbushura me përbërësi të shijshëm.

 /AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore7 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix7 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix7 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook