Lidhu me ne

Radar

Audiopërgjimet për gjobëvënie, Tiku i Rilindjes furnizohet nga familja Rama, ndaj ka imunitet

Audiopërgjimet për gjobëvënie, Berisha: Tiku i Rilindjes furnizohet nga familja Rama, ndaj ka imunitet

Berisha tha se Doçi furnizohet me dokumente nga Rama ndaj nuk preket nga organet e drejtësisë.

Audiopërgjimet për gjobëvënie, Berisha: Tiku i RilindjesSali Berisha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme se gazetari Adriatik Doçi, të cilin e quan ‘Tiku i Rilindjes’, është i lidhur me familjen e kryeministrit Rama. Gjatë konferencës me median, Berisha tha se Doçi furnizohet me dokumente nga Rama ndaj nuk preket nga organet e drejtësisë.

‘Para këtij, publikoi përjetoi vdekjen klinike të ABC News. Një spastrim të paparë ndaj gazetarëve. Vetëm se ata nuk ishin në një valë me Devollin që herë thotë e kam, njëherë thotë nuk e kam. Devolli është vala e Ramës. Personi i fundit që ka mbetur aty është zoti Demi. Edhe ndaj tij po bëhen presione prej rrugaçësh që të ikë dhe të kontrollohet përfundimisht nga Endi Fuga, Sokol Balla dhe dora e Ramës dhe Veliajt. Tiku i Rilindjes është gazetar i familjes. Ai furnizohet me dokumente nga familja Rama, prandaj është i paprekshëm.

Një gjobëvënës i shpërfytyruar, i shpifur. Por gazetari i familjes kryeministrore ka imunitet. Sikundër kanë imunitet për SKAP-in e partisë Duçka dhe Neza. Edhe njëherë i bëj thirrje FBI dhe Kongresit të SHBA, të hetojë rolin e Yuri Kim dhe paraardhësit të saj në aferën McGonigal se do ndihmonin shumë vendin e tyre, do ndihmonin Shqipërinë dhe shqiptarët. Ambasadorja Kim, me një seri të gjatë veprimesh, ka mbajtur të njëjtat qëndrime ndaj opozitës si McGonigal, por heshtja e saj ndaj këtij sistemi gjobëvënës nga bashkëkombas të saj, e rëndon atë. Nuk duhet të fshihet pas imunitetit diplomatik por të flasë për shqiptarët për këtë akt të pashembullt që nga koha e Perandorisë Osmane deri më sot.‘-tha Berisha.

Deklarata e Berishës vjen një ditë pasi media “Publiklive” ka publikuar disa audipërgjime ku gazetari i Report Tv, Adriatik Doçi, pohon se në këmbim të përfitimeve personale, para, ndere dhe banesa, nuk raporton lajme për biznesmenë, kriminelë dhe politikanë. Prej muajsh, gazetari akuzohet se qendron pas portalit “Prapaskena” ku linçohen publikisht dhe pa verifikim persona të ndryshëm. Në këto biseda të publikuara, Doçi rendit me raste biznesmenë që e paguajnë jo për reklamë, por për të mos i sulmuar. Pas publikimit, ai vetë nuk ka mohuar në asnjë rast autencitetin e përgjimit, duke pranuar se deklaratat janë bërë, por të nxjerra sipas tij nga konteksti. Gazetari pretendon se ka qenë duke i treguar një kolegeje mënyrën si funksionon tregu në Shqipëri, por nuk sqaron pse drejtohet në vetën e parë duke rrëfyer ai historitë e tij. Nga ana tjetër, pas publikimit, gazetari Naim Noka, drejtues i “Publiklive” denoncon se është kërcënuar nga Doçi për për fshirjen e përgjimit. Deri më tani, prokuroria nuk ka bërë asnjë reagim publik për rastin, por edhe pse gazetari mohon që të jetë ai pronar i “Prapaskena”, dje në ditën kur u publikuan këto përgjime, portali në fjalë botoi një artikull linçues për gazetarin Naim Noka. Këshilli Shqiptar i Medias, sakaq, kërkon reagim nga institucionet dhe komuniteti i gazetarëve.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook