Lidhu me ne

Radar

“Tre vite burg, kush pretendon se Jezu Krishti është Zot”/ Deputetët izraelitë dorëzojnë në parlament projektligjin diskriminues

"Tre vite burg, kush pretendon se Jezu Krishti është Zot"/Moshe Gafni dhe Yaakov Asher

Hebrenjtë ultra-ortodoksë, Moshe Gafni dhe Yaakov Asher, po kërkojnë ndalimin e “përhapjes së ideologjisë të krishterë” në Izrael.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk e di se në cilin drejtim po shkon qeveria e tij. Vendimet që ata marrin çdo ditë mahnitin jo vetëm palestinezët dhe komunitetin ndërkombëtar, por edhe religjionet e tjera.

I fundit është projektligji i dorëzuar në Knesset (Parlamenti i Izraelit) nga dy përfaqësues të partisë ultra-ortodokse United Torah Judaism, Moshe Gafni dhe Yaakov Asher, të cilët kërkojnë ndalimin e “përhapjes së ideologjisë të krishterë” dhe “të folurit për besimin e krishterë në Izrael”.

Siç shkruan portali izraelit, All Israel News, sipas propozimit të atij ligji, “kushdo që flet për besimin e krishterë dhe bën thirrje për të, duhet të shkojë në burg për tre vjet”. Ky projektligj sigurisht që do të shkaktojë kokëçarje për kryeministrin Netanyahu për shkak të një konflikti të rrezikshëm me të krishterët ungjillorë në SHBA dhe në mbarë botën, të cilët janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të shtetit izraelit”, shkruan portali.

Sipas All Israel News, dy ligjvënës izraelitë duan të ndalojnë të krishterët të shpjegojnë pse besojnë se Jezusi është Krishti dhe Zot në të njëjtën kohë.

Vitet e fundit, janë përshkallëzuar sulmet e kolonëve izraelitë ndaj pronave dhe faltoreve të kishës, më e fundit prej të cilave ishte sulmi ndaj Kishës së Gjetsemanit, “Kisha e të Gjithë Kombeve”, si dhe ngacmimi i të krishterëve që praktikonin ritualet e tyre.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook