Lidhu me ne

Kryesore

Vetëm parimet konservatore përmbysin monizmin

“Basha ktheu PD-në në OJF”, Berisha: Vetëm parimet konservatore përmbysin monizmin

WhatsApp Image 2023 03 22 at 12.47.27

I pranishëm në takimin ku u diskutua për doktrinën e djathtë dhe konservatorizmin, Sali Berisha akuzoi Bashën se nën drejtimin e tij, e ktheu PD-në në një organizate të majtë joqeveritare.

Sipas tij, ardhja në pushtet vjen vetëm përmes rikthimit te vlerat konservatore. “Ne bëjmë analiza dhe kjo është normale që i bazojmë në fakte dhe procese, por nuk duhet të largohemi kurrë nga analiza filozofike, përndryshe nuk do mund të japim përgjigjen e merituar. Si ka mundësi që një vend, i cili deri në vitin 2014, kishte rritje progresive të popullatës, kurse nga 2014-a deri sot, ka humbur një të tretën e popullatës. Ka humbur më shumë se një gjeneratë. Si ka mundësi që një vend që në vitin 2008, arriti të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sot zvarritet i fundit në Ballkan dhe Europë për të gjitha këto.

Ka vetëm një shpjegim: largimi me shpejtësi nga qeverisja që erdhi nga parimet e një qeverisje transparente, të përgjegjshme. Por ne nuk jemi këtu për të analizuar qeveritë, por për të analizuar opozitën. PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën. Është e vërtetë që jemi një parti 32-vjeçare, por trashëgimia jonë është qëndresa e burrave dhe grave që ranë dhe u bënë të pavdekshëm për lirinë e mendimit, për besimin te zoti, për besimin te familja.

PD u largua nga pronarët, unë nuk them se i dhamë përgjigjen më të shkëlqyer, por ne vendosëm normat më të mira për kompensimin e pronarëve. Gjithçka u shkatërrua edhe me miratimin në heshtje të PD. Rivendosja e këtyre parimeve është kushti i kushteve që ne të përmbushim misionin tonë. Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë këtë monizëm, i cili në klasifikimet doktrinale, vlerësohet si monokraci. Bazohet në krimin, vjedhjen, drogën”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal20 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar20 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike23 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet23 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske24 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Facebook