Lidhu me ne

Radar

Pas pazareve të fshehta për hidrocentralet, Rama shpall Vjosën Park Kombëtar. Ku është parku?

PD: Pas pazareve të fshehta për hidrocentralet, Rama shpall Vjosën Park Kombëtar. Ku është parku?

PD: Pas pazareve të fshehta për hidrocentralet, Rama shpall Vjosën Park Kombëtar. Ku është parku?

Anëtari i Këshillit Kombëtar Jamabër Malltezi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka pazare të fshehta për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Vjosës para se ta shpallte Park Kombëtar.

Në deklaratën nga selia blu, Malltezi ka kërkuar se ku është harta e parkut, parku, cila pjesë do mbrohet?

DEKLARATË PËR MEDIA, DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË MJEDISIT TË PD, JAMARBËR MALLTEZI

Edi Rama e shpalli me tamtáme Lumin Vjosa si Park Kombëtar. Por, para se të jetë një emër dhe dëshirë, një park Kombëtar bëhet i tillë përmes disa kriteresh të rrepta. Sipas ligjit te zonave te mbrojtura, në Park Kombëtar nuk lejohet të ketë ndotje.

Në realitet:

1. Ujërat e zeza të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit dhe Memaliajt (si edhe dhjetëra fshatra gjatë udhës) derdhen në Vjosë (0 impiant trajtimi ujërash të zeza)

2. Industria e naftës derdh mbetjet nga nxjerrja e naftës (psh Gorishti) – 0 impiant trajtimi ujërave të ndotura para se të derdhen në Vjosë.

3. Shtrati i Vjosës dëmtohet çdo ditë nga guroret breglumore, përfshi ato të vëllait të Piro Lutaj në Poçem dhe Kapllan-pallatit në Varibob mu buzë Vjosës, por këtyre nuk ua ndjen fare për ligjin se i japin ryshfet e vota Sulltanit.

4. Po me HEC-in Kalivaç dhe HEC-in Poçem, që ua dha Sulltani turqve, çfarë po bëhet? HEC-e në Park Kombëtar?

Pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë prodhuan lajme tallëse për Shqipërinë para 6 vitesh. 228 shkencëtare nga 33 vende të Europës shkruajtën që raporti i VNM për HEC Poçem që Sulltani sapo ua kish’ firmosur një kompanie turke kish’ mbi 60% të përmbajtjes copy-paste. Asnjë përgjigje nga Rama e asnjë përgjegjësi nga shteti. Kopjacët vijuan kopjet me fasadë-qeverinë e Sulltanatit të Ramës.

Tani Sulltani deklaroi se e ka shpallur Park Kombëtar. Por, a duhen zbatuar disa rregulla, apo ç’i deshe? A duhet të ketë një debat të gjerë mes gjithe grupeve te interesit përfshi mjedisore, ekonomiste, inxhiniere, urbaniste dhe banorë, mbi strategjinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qendrueshëm? A duhen, fillimisht biologët, që të paguhen për të shqyrtuar speciet e rrezikuara dhe habitatet kritike dhe paraqitur hartat e rëndësisë biologjike, apo ç’e deshe?

Lumi Vjosa ka nevojë të mbrohet, por edhe të përdoret për të përmirësuar jetët e banorëve, përfshi nevojat për ujë, bujqësi e turizëm. Duhen përgatitur hartat e habitateve me rëndësi kritike që do ishin baza e zonimit të zonës së mbrojtur. Diskutimet e hapura mes gjithë të interesuarve, e jo fasada, do duhej të ishte qasja e duhur.

Ende, sot një javë pas shpalljes, ende nuk ka asnjë hartë të Parkut. Ku është Parku? Cila pjesë do mbrohet? Nuk ka as harta habitatesh kritike biologjike dhe as diskutime publike, se cilat zona duhen mbrojtur.

Website i Agjencisë se Zonave të Mbrojtura nuk ka asnjë referencë për Lumin Vjosa si Park Kombëtar. Gjeoportali i zonave të mbrojtura, jo vetëm që nuk ka Vjosën si Park, por nuk ka askund, në asnjë pjesë të lumit, asnjë habitat kritik të shënuar për t’u mbrojtur.

Mesa duket edhe Parku i Vjosës do jetë si Parku orbital i Erion Veliajt, që nuk ekziston askund në hartë.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

LËNGU I SELINOSË 1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që...

Mix19 orë më herët

Shenjat e para të diabetit! Mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i...

Mix19 orë më herët

5 ushqimet që na rrisin imunitetin këtë periudhë

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe...

Mix19 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix19 orë më herët

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë?

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare....

Mix19 orë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Mix19 orë më herët

Një nuse si Demi Lovato: historia e fustanit të saj!

Muzikantja dhe aktorja Demi Lovato dhe kantautori Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u takua në studio në...

Mix21 orë më herët

Publikohen fotot e Britney Spears me Sean “Diddy” Combs

Foto të rikthyera nga arkiva tregojnë Britney Spears duke festuar me Sean “Diddy” Combs në një klub nate në Las...

Radar21 orë më herët

Berisha akuzon Bashën: E braktisi votën e shqiptarëve në 2021, dërgoi raport të turpshëm tek ndërkombëtarët

Gjatë një debati në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza...

Radar21 orë më herët

Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej...

Facebook