Radar
Manjani: Çeshtja e inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës
Ish-ministri Ylli Manjani
Ish-ministri Ylli Manjani ka deklaruar se çështja e inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës për kafet e shërbimeve qeveritare.
Manjani shkruan se të gjitha akuzat e ngritura në mënyrë të disintegruar, argumentohen me atë nëse preu biletë udhëtimi Klodian Zoto.
Sipas Manjanit, SPAK-u me hetimet e disintegruara që ka bërë është shumë larg të vërtetës, ndërkohë që akuzat i ka të sforcuara deri në absurditet ligjor.“Kjo çështja inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës për kafet e shërbimeve qeveritare.
Tani thuajse të gjitha akuzat e ngritura në mënyrë të disintegruar, argumentohen me të preu biletë udhëtimi Klodian Zoto apo jo…
Insistoj, SPAK me hetimet e disintegruara që ka bërë është shumë larg të vërtetës,ndërkohë që akuzat i ka të sforcuara deri në absurditet ligjor.
Me këtë strategji SPAK nuk ka mundësi ti japë përgjigje publikut se ç’ndodhi me paratë e tij”, shkruan Manjani.