Lidhu me ne

Mix

Çfarë është neofobia ushqimore, kur ke frikë të provosh shije të reja

Çfarë është neofobia ushqimore, kur ke frikë të

Shkuarja në një restorant vietnamez për të eksperimentuar me shije të reja mund të jetë një përvojë emocionuese dhe stimuluese për shumë njerëz për shijet e tyre, ndërsa për ata që vuajnë nga neofobia ushqimore rezulton të jetë makthi më i keq.

Këta njerëz ndjejnë një frikë të vërtetë nga ushqimet dhe pjatat e panjohura dhe çrregullimi i tyre ka pasoja si në të ushqyer, ashtu edhe në marrëdhëniet shoqërore. Ja se nga çfarë karakterizohet neofobia ushqimore dhe si ta luftoni atë.

Çfarë është neofobia ushqimore?

Neofobia është frika nga çdo gjë e re. Në formën më të butë mund të shfaqet si ngurrim për të provuar gjëra të reja, ose për të thyer rutinën dhe shpesh ndeshet tek fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.

Në dritën e kësaj, neofobia ushqimore i referohet frikës për të provuar ushqime dhe shije të reja që nuk përputhen me zonën e rehatisë dhe zakonet e dikujt.

Dikush mund të supozojë se të kesh neofobinë e ushqimit do të thotë të jesh i përpiktë, ose besnik i shijeve marramendëse, por nuk është kështu.

Një studim i titulluar “Segmentimi i konsumatorit’ bazuar në neofobinë e ushqimit zbuloi se individët me nivele të larta të neofobisë ushqimore janë pjesë e një grupi specifik konsumatorësh të karakterizuar nga neveri të thella shqisore si dhe nga frika nga pasojat negative pas konsumimit të ushqimeve të panjohura.

Shkaqet e mundshme

Nuk është ende e qartë se cilat janë saktësisht shkaqet që çojnë në shfaqjen e neofobisë ushqimore, megjithatë janë identifikuar kombinime të faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe mjedisorë: për shembull, kushte të ndryshme gjenetike, predispozita individuale të personalitetit, niveli i familjaritetit të fëmijës apo të rriturit me shijen, kohën dhe mënyrën e futjes së ushqimeve të reja dhe qëndrimin e prindërve ndaj ushqimit.

Një artikull i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition theksoi marrëdhënien midis neofobisë ushqimore dhe autizmit.

Neofobia ushqimore tek fëmijët

Një artikull nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Tulane në Nju Orleans vlerëson se 25% e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël janë të prekur nga një lloj çrregullimi i të ngrënit.

Megjithatë, ekziston një neofobi ushqimore edhe tek ata fëmijë që kanë zhvilluar modele normale të të ushqyerit. Këta fëmijë janë të kënaqur duke ngrënë vetëm një numër të kufizuar ushqimesh dhe zhvillojnë një neveri konjitive dhe të sjelljes ndaj ushqimeve të reja. Këta fëmijë karakterizohen nga një temperament i butë, i trishtuar, i turpshëm dhe një qasje negative ndaj ushqimeve të reja.

Perceptimi i rrezikut ndaj të panjohurës dhe si rrjedhojë prirja për ushqime të njohura, ankthi ndaj eksperimentimit dhe nevoja për kontroll kontribuojnë gjithashtu në rritjen e ndjenjës së shqetësimit. Sjellja e të ngrënit e prindërve është gjithashtu vendimtare, pasi ndikon thellësisht në shijet dhe qasjet e fëmijës ndaj ushqimit.

Neofobia ushqimore tek të rriturit

Tek të rriturit, neofobia ushqimore manifestohet me sjellje të ndryshme të cilat përveçse ndikojnë në mënyrën e të ushqyerit, ndërhyjnë edhe në sferën e marrëdhënieve:

Shmangia e disa ushqimeve, ose grupe ushqimesh: Njerëzit me neofobinë ushqimore shmangin grupe të tëra ushqimesh, të tilla si perimet.

Kufizimi i shumëllojshmërisë së ushqimit: tendenca është që të konsumoni gjithmonë të njëjtat ushqime pa e ndryshuar dietën. Kjo bën që personi të ketë një ndjesi kontrolli dhe ekuilibri.

Shmangia e situatave që përfshijnë ushqimin: ata që kanë frikë të provojnë ushqime të reja priren të shmangin të gjitha ato situata sociale ku pritet eksperimentimi me një lloj të ri kuzhine dhe priren të shmangin ato dreka dhe darka ku provohen pjata të reja.

Ankthi dhe shqetësimi: Njerëzit me neofobinë ushqimore mund të përjetojnë ankth ose shqetësim të fortë kur përballen me ushqime të reja ose kur ndihen të detyruar t’i provojnë ato.

Rreziqet dhe pasojat

Neofobia ushqimore mbart disa rreziqe dhe pasoja negative në shëndetin dhe të ushqyerit si tek fëmijët, ashtu edhe tek të rriturit. Disa nga rreziqet dhe pasojat më të zakonshme të neofobisë ushqimore përfshijnë:

Mangësitë ushqyese: Marrja e kufizuar e ushqimit dhe shumëllojshmëria e reduktuar e dietës mund të çojnë në mangësi në lëndët ushqyese thelbësore si proteinat, vitaminat dhe mineralet.

Problemet shëndetësore: Neofobia e ushqimit mund të shkaktojë probleme shëndetësore si kapsllëk, diarre, kequshqyerje, çrregullime të të ngrënit, obezitet, diabet dhe sëmundje të tjera të lidhura me dietën.

Izolimi social: në rastet më të rënda kjo fobi mund të çojë në izolim social pasi personi ndihet i margjinalizuar për shkak të frikës, refuzimit për të provuar ushqime të reja dhe shmangien e pjesëmarrjes në ngjarje shoqërore të çdo lloji që përfshijnë ushqim.

Vështirësitë në marrëdhënie: neofobia e ushqimit mund të shkaktojë tension ose konflikt në marrëdhëniet me familjen, miqtë ose partnerët, duke ndikuar në marrëdhënie.

Kufizimet në zgjedhjen e ushqimit: Frika për të provuar ushqime të panjohura në mënyrë të pashmangshme ndikon dhe kufizon zgjedhjen e ushqimit dhe cilësinë e dietës, duke çuar në një tepricë të ushqimeve me kalori të lartë dhe një konsum të reduktuar të ushqimeve të shëndetshme.

Si të kapërcejmë neofobinë ushqimore?

Neofobia ushqimore mund të kapërcehet me ndihmën e disa teknikave dhe strategjive që nxisin tolerancë më të madhe ndaj shijeve dhe ushqimeve të reja. Këtu janë disa këshilla:

1. Ekspozimi gradual ndaj ushqimeve të reja

2. Përfshirja aktive në përzgjedhjen dhe përgatitjen e ushqimit

3. Zgjedhja e një ambienti komod për të ngrënë

4. Terapia konjitive e sjelljes

5. Bëjeni ushqimin argëtues

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook