Mix
Diola Dosti: Ftova ish-burrin dhe partneren e tij të bëjmë pushimet bashkë

Nutricionistja Diola Dosti ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone” të moderatores Ester Bylyku në “Ora News“.
E pyetur nga moderatorja, nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:
“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”, tha ajo.