Lidhu me ne

Mix

“Deutsche Welle”: Shqipëria super destinacion turistik


Për ata që fluturojnë nga qendrat gjermane dhe austriake, pamja e parë e Shqipërisë është mali i Dajtit.

Hija që hedh në të gjithë kryeqytetin përputhet në mënyrë të përkryer me misterin që përfshin vendin.

Kështu nis shkrimi i “Deutsche Welle”-s për Shqipërinë që kërkon të fshijë stereotipet dhe të tërheqë turistët.

Pas marrjes së pushtetit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha – sundimi autoritar i të cilit në Shqipëri zgjati nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985 – mbylli vendin për katër dekada, duke i nxjerrë jashtë ligjit udhëtimet dhe fenë.

Mbi 500 mijë bunkerë betoni dolën nga paranoja e tij në plazhet, malet dhe fushat e vendit, shumë prej të cilëve kanë mbetur edhe sot e kësaj dite.

Izolimi i gjatë dhe i përhumbur, i lidhur me luftërat e egra që ndoqën Ballkanin Perëndimor në vitet 1990, ka ndihmuar që Shqipëria të kthehet në vendin më pak të njohur dhe më enigmatik të Evropës.

Çka ka sjellë rrjedhojën e krijimit të një imazhi të përgjithshëm mbi Shqipërinë që burojnë kryesisht nga e kaluara e zymtë komuniste.

Por teksa korrupsioni dhe kriminaliteti gjenden, si në të gjitha vendet evropiane, Shqipëria është ende një nga cepat e fundit të paprishur të Evropës.

Bjeshkët e Nemuna në veri për alpinistët, plazhet me rërë të artë që zbresin nga brigjet e Adriatikut dhe Jonit deri në qytetin e Sarandës, ofrojnë gjithë dinamikën e duhur.

Nëpër rajonin jugor kalon Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, që së shpejti do të mbrohet brenda një parku kombëtar.

Shqipëria po i bën thirrje vizitorëve të zbulojnë jo vetëm këto peizazhe mahnitëse, por edhe kuzhinën hibride mesdhetare-ballkanike të vendit — me specialitete të tilla si tava e kosit ose fërgesa — të cilat mund të trajtohen nga mbi 250 pritës ekoturizmi, një sektor që qeveria është e prirur të promovojë.

Po ashtu bollëku i rrënojave dhe siteve arkeologjike, si Parku Kombëtar i Butrintit i listuar në UNESCO, qyteti i Beratit të epokës osmane ose qyteti antik i Apolonisë.

Përparësi këto që kanë nxitur me entuziazëm potencialin turistik të vendit për më shumë se dy dekada dhe që mund të shijohen pa u munduar mes turmave.

Sakaq, periudha e pandemisë i dha vendit një shtysë përpara. Yjet fqinjë të turizmit u goditën rëndë nga COVID-i.

Kroacia, bregdeti i shkëlqyeshëm i Adriatikut, i së cilës tenton të dominojë flukset turistike që shkojnë në këtë cep juglindor të Evropës, pa që numri i vizitorëve të bjerë me 68 për qind në vitin 2020, prej kufizimeve të udhëtimit.

Kurse Mali i Zi rezultoi edhe më keq, pasi flukset turistike ranë me 83 për qind.

Ndërkohë, kufizimet më të buta e bënë Shqipërinë të zvogëlojë tërheqjen në 59 për qind, dhe numrat janë rimëkëmbur shpejt. Një rekord prej 7.5 milionë arriti vitin e kaluar.

Në krye të thesareve natyrore dhe historike të vendit, mikpritja e shqiptarëve dhe dëshira e tyre për të ndarë kulturën dhe traditat e tyre janë pika të rëndësishme.

Një nga krenaritë është se vendi, i cili është me shumicë myslimane, ishte i vetmi në Evropë që kishte një popullsi më të madhe hebreje në vitin 1945 sesa në vitin 1939.

Një nga vendet më të varfra të Evropës, ekonomia në zhvillim e Shqipërisë varet shumë nga bujqësia dhe minierat. Por turizmi shihet si një shtytës kryesor i zhvillimit ekonomik modern.

Para pandemisë, rreth 2.3 miliardë dollarë që sjell sektori në vit përbënin afërsisht 16 për qind të PBB-së.

Progresi është i qartë. Grumbujt e mbeturinave që në dekadat e kaluara shkatërruan qytete dhe anë të rrugëve janë pastruar. Infrastruktura e transportit po zgjerohet dhe përmirësohet. Të inkurajuar nga uljet e taksave, hotelet dhe resortet po shtohen.

Megjithatë, mbeten boshllëqe thelbësore.

Teksa një aeroport i dytë ndërkombëtar u hap në vitin 2021 në qytetin verior të Kukësit, me fluturime sezonale që e lidhin atë me Gjermaninë, Austrinë dhe Turqinë, për të arritur në Rivierën Shqiptare në jug kërkon ose pesë orë me makinë nga Tirana ose një fluturim për në Korfuz dhe pastaj një traget.

Sakaq, një aeroport i tretë që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës mund të ndihmojë.

Marrë nga “Deutsche Welle”

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix3 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix3 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix3 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix3 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore3 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske3 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix3 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix3 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook