Lidhu me ne

Mix

Depresioni nuk njeh moshë, ja shenjat që duhen dalluar

What Is Depression? Symptoms and Overview

Depresioni është një sëmundje që nuk pyet për moshë. Ata që preken nga ai e fshehin. Ndaj është jetësore që të gjithë të jemi në gjendje të dallojmë sinjalet tek personat që mbajmë afër. Ky problem manifestohet me trishtim dhe humbje të shpresës dhe interesit në aktivitetet e përditshme.

Në Shqipëri mosha e të prekurve nga depresioni ka ardhur duke u ulur në mënyrë alarmante. Psikologët referojnë raste të depresionit edhe në mosha 14-15 vjeçare. Kjo si pasojë e modeleve jo reale me të cilat sidomos të rinjtë ndeshen në mediat sociale, qoftë këta të ashtuquajtura figura të modelingut apo edhe pseudo-artiste me karriera të dyshimta. Ndërkohë që edhe tek moshat e tjera pasojat e depresionit bëhen serioze dhe nevoja për trajtim afatgjatë mund të bëhet urgjente.

Shenjat e Depresionit që duhen dalluar

Ndryshimet Emocionale

Të afërmit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të mëposhtme:

Trishtim dhe të qara pa arsye.

Boshllëk emocional dhe ndjesia e të qenit të pashpresë

Acarim dhe mërzi.

Zemërim për probleme nga më të voglat.

Humbje interesi për aktivitete të ndryshme.

Konflikte të vazhdueshme me miqtë dhe familjen.

Vetëvlerësim i ulët, ndjenja faji dhe mosvlerësimi për veten.

Fiksime, ekzagjerime, fajësim të vetes dhe kritika të ashpra ndaj vetes.

Ndjeshmëri të lartë ndaj dështimit ose refuzimit.

Vështirësi në përqendrim, kujtesë dhe vendimmarrje.

Prishtmëri të zymta për jetën.

Mendime të shpeshta për vetëvrasje dhe vdekjen.

Ndryshimet në Sjellje

Të afërmit duhet të jenë të kujdesshëm edhe ndaj ndryshimeve në sjellje si për shembull:

Lodhje, mungesë energjie, pagjumësi ose fjetje për orë të tëra.

Përdorimi i drogës, alkolit dhe ndryshime në oreks.

Acarim, dridhje duarsh, ngadalësi në lëvizje e në të menduar.

Ankesa për dhimbje koke, izolim social dhe mungesa në shkollë.

Neglizhencë dhe shpërthime nervash të rrezikshme.

Lëndim të vetes dhe plane specifike për vetëvrasje.

Kur Duhet Të Konsultoheni Me Një Mjek

Për një të afërm apo mik, është shumë e vështirë të dallojë ndryshimin mes luhatjeve të humorit si pasojë e depresionit.

Nëse simptomat e lartpërmendura kanë një ndikim negativ në jetën e personit, atëherë duhet të shkoni tek një ekspert i shëndetit mendor.

Simptomat e depresionit nuk kalojnë vetë. Nëse nuk trajtohen siç duhet, ato mund të shkaktojnë probleme serioze.

Depresioni shkaktohet nga anormalitë në transmetuesit nervorë, ndryshimet hormonale, traumat në të shkuarën por mund të jetë edhe i trashëguar.

MË TEPËR

Aktualitet46 minuta më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix2 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix2 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Facebook