Radar
Tirana Kryeqyteti i Sportit, Veliaj kënaqet me Alex Soros
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar nje takim në Tiranë me djalin e George Soros, Aleksandër Soros. Lajmin e takimit e ka bërë vetë Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Ai thekson se pas rrënimit të piramidave e financave publike në 1997, Fondacioni Soros shpenzoi 100 milionë dollarë, në ditët më të vështira të Tiranës dhe Shqipërisë, për të ndërtuar e riparuar 275 shkolla dhe kopshte, të cilat i rezistuan edhe tërmetit të 2019.
“E kuqe apo blu?
Gjithmonë kënaqësi takimi me vëllain tim Alexander Soros. E kuqja dhe bluja s’janë për politikë, por për Tiranën Qyteti Europian i Sportit 2023.
Përpara se të fillojnë konspiracionet, le t’ju them një FAKT: Pas rrënimit të piramidave e financave publike në 1997, Fondacioni Soros shpenzoi 100 milionë dollarë, në ditët më të vështira të Tiranës dhe Shqipërisë , për të ndërtuar e riparuar 275 shkolla dhe kopshte, të cilat i rezistuan edhe tërmetit të 2019.
Kush ka bërë më shumë se kaq, ka të drejtë të flasë për teori konspiracioni. Le të jemi mirënjohës për këdo që ndihmon vendin tonë. Veç e mira dhe puna na çon përpara! “, shkruan Veliaj.