Lidhu me ne

Mix

Mbi 12 vjet burg për “Lady Camorra” Frymëzoi filmin “Gomorrah”

Camorra

E ashtuquajtura “Lady Camorra” u dënua me 12 vjet e 8 muaj burg nga drejtësia italiane. Maria Licciardi, e njohur me nofkën “a piccerella” (e vogla) ishte një prej bosëve në krye të sistemit kriminal të themeluar nga vëllezërit e saj në Napoli të Italisë. Arrestimi i saj u bë më 8 gusht 2021, kur karabinierët e ndaluan atë para se të largohej nga Italia. Ajo u prangos në aeroport duke tentuar të shkonte tek vajza e saj në Spanjë. Gjykata e Napolit thotë në vendimin e saj se Maria Licciardi ishte kreu i shoqatës “Camorra” të themeluar nga vëllezërit Gennaro të njohur me nofkat “Majmuni”, “Pierino”, “O barge” dhe Assunta.

Ajo kishte krijuar lidhje edhe me klanet Contini dhe Mallardo duke krijuar atë që njihet si “Aleanca Secondigliano”. Brenda saj ishte edhe një galaktikë grupesh të tjera të vogla. Të paktën 100 persona ishin nën urdhrat e Maria Licciardi. Dënimi i saj u reduktua për shkak të procedurës së shkurtuar pasi nëse do të shqyrtohej në një seancë normale ajo do të merrte gati 20 vjet.

Ishte pikërisht ajo që frymëzoi personazhin e Chanel në serialin e famshëm “Gomorrah”.

Gomorrah: women are on top in Italian mafia TV show
Personazhi i Chanel në serialin “Gomorrah”

“Lady Camorra” u arrestua nga skuadra antimafia e Napolit në aeroportin Ciampino teksa po bëhej gati të shkonte në Malaga. Prokurorët kishin frikë se ajo do të largohej nga Italia. Karabinierët e ndaluan pak para se të nisej. Edhe atëherë ajo u tregua e ftohtë dhe e sigurt, siç i ka hije dikujt për të cilën antimafia besonte se ishte shefi më i fuqishëm në qytet.

“Lady Camorra” menaxhoni në mënyrë të suksesshme klanin e saj për dekada. “Aleanca Secondigliano” nën drejtimin e saj forcoi dimensionin e saj në prodhimin dhe tregtimin e të gjitha llojeve të mallrave. Trafiqet ndërkombëtare, por edhe administrimi i një “fondi të përbashkët” për të mbështetur familjet e klanit bëri që të shmangeshin dezertimet dhe të penduarit e drejtësisë. Një nga të penduarit e quajti si një “mendje e zonjë” duke nënvizuar kthjelltësinë e saj në të bërit biznes.

La debole inchiesta su Maria Licciardi getta anche fango sul Cotugno - Il  Riformista
Maria Licciardi pas arrestimit

Emri i saj u shfaq gjithashtu në hetimin për vjedhjen e një kopjeje shumë të çmuar të pikturës “Salvator Mundi”, apo Bekimi i Krishtit, një pikturë e vitit 1400 që i atribuohet Shkollës së Leonardo da Vinçit. Ajo u vjodh nga bazilika e San Domenico Maggiore në Napoli, por u gjet nga Policia më 16 janar 2021, në rrethin Ponticelli. Vjedhja e pikturës dhe gjetja e një blerësi nxori në dritë edhe emrin e Maria Licciardit.

“Lady Camorra” i ofroi mbështetje elektorale edhe një kandidati në zgjedhjet rajonale, por që nuk arriti të fitojë. Metodat mafioze janë përdorur edhe prej saj për të zgjidhur çështje personale. I tillë është rasti kur nipi i saj kishte humbur 450 mijë euro nga shitja e një vile familjare në liqenin Garda. Paratë ia kishte marrë nga një grua me të cilën si ishte në një lidhje romantike. Për të zgjidhur çështjen, ajo shkoi bashkë me të fejuarën e nipit të saj dhe e terrorizoi gruan me fjalë të ngjashme për një film horror. “Do t’i lidh nipat e tu pas makinës dhe do të bëj të qash pa të të goditur” – ishin fjalët për të rimarrë paratë. 

©Marrë nga TGCOM

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix6 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore6 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar8 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix8 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar9 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar11 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix11 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore12 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix12 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook