Lidhu me ne

Mix

Histori prekëse / Si më ndihmoi joga të kaloj traumën pas përdhunimit!





Si më ndihmoi joga të kaloj traumën pas përdhunimit!

Unë jetoja në Londër në vitin 2001 dhe sapo kisha përfunduar tezën time të masterit mbi artin feminist të performancës. E kisha lënë kopjen e printuar në banesën e marrë me qira të të dashurit tim të ri dhe isha rrugës për ta marrë dhe ta dorëzoja.

Apartamenti që i dashuri im sapo kishte marrë me qira me dy vajza të reja ishte në Londrën perëndimore, në krye të një ndërtese të vjetër me një shkallë spirale dhe një ashensor. Ndërsa iu afrova derës me çelësin në xhep, një i panjohur më kërkoi pak ujë. Ai u shfaq në dukje nga hiçi, dhe unë dola blof pasi humba çelësin dhe pastaj i ofrova një shishe me ujë që kisha në çantë. Ai dukej i kënaqur dhe u kthye mbrapsht për t’u larguar.


Tentova të hyja sa më shpejt në banesë, por ndërsa çelësi hyri në bravë, ndjeva çelikun e ftohtë të një thike në fyt. Duke supozuar se ai do të vidhte gjëra, bëra një skanim të shpejtë të dhomës ndërsa më futi brenda: ishte një stereo, ndoshta një laptop ose dy lart tij. Asgjë që nuk mund të zëvendësohej. Por më pas ai më shtyu në tokë dhe filloi të më mbulonte kokën, duke ma lidhur më një copë lecke dhe përsëriste fjalën“mbylle” ndërsa unë protestoja. Ndërsa më tërhiqte në këmbë me thikën në fyt, ai tha se nuk do të më lëndonte nëse do të bëja atë që donte ai. Ne filluam të ecim nëpër shkallë, aty kuptova që nuk bëhej fjalë për grabitje. Ashtu e qetë më kapi një panik i brendshëm


Më vonë, me rrobat e mia të bëra grumbull dhe fytyrën ende të mbuluar, u bashkova në radhën e njerëzve që identifikohen si të mbijetuar të përdhunimit. Unë e kisha mësuar edhe aftësinë e shkëputjes nga shoqëria, një bekim dhe një mallkim për mua dhe që nga ai moment psikika ime e thërriste shpesh. Do të përjetoja një ndjesi të pakëndshme “jashtë trupit”, sikur të shikoja botën përmes një tuneli të gjatë, i çorientuar, i mbyllur dhe i distancuar nga shoqëria dhe të gjithë rreth meje.


Besimi im te njerëzit u thye dhe ndjesia ime për qytetin si një vend plot mundësi dhe emocion u zëvendësua nga kërcënimi e një rreziku të mundshëm kudo që shkoja. Gjurmët pas meje u bënë të patolerueshme. Kontrolloja dollapët çdo natë para se të flija kur isha vetëm në shtëpi. Pamja e një thike solli me vete një varg aromash dhe ndjesish të padëshiruara. Trauma e fëmijërisë u rizgjua dhe u komplikua. Trupi im dhe bota rreth meje nuk ishin më të sigurta dhe të parashikueshme. Kisha një dritare të vogël që më tregonte si mund të duket e keqja dhe ajo ndryshoi gjithçka.

Si më ndihmoi joga të kaloj traumën pas përdhunimit!


Udhëtimi im drejt kthimit të besimit te njerëzit, besimit ndaj vetes dhe besimit të jetës në përgjithësi ishte i ngadaltë dhe jo gjithmonë i qëndrueshëm. “Unë do të të dua pavarësisht kësaj.” më tha i dashuri im. Njëzet vjet më pas, ai tani është burri im dhe babai i tre fëmijëve të mi dhe ishte e vërtetë ajo që tha, ai e bëri dhe e bën.


Fillova gjithashtu të praktikoj joga. Kisha dëgjuar se si mund të ndihmonte bashkimi i trupit dhe mendjes dhe se si mund të ndaheshin ato pas dhunës seksuale. Nuk doja të shfrytëzoja shanset e mia, kështu që shkova në qendrën e komunitetit lokal për ta provuar një seancë. Që në seancën e parë e ndjeva trupin time më të qetë dhe ishte një lehtësim dhe gëzim.
Tani jetoj në Victoria, British Columbia dhe ndërkohë që jeta ime e punës filloi në mësimdhënien e artit, gradualisht nisa të punoj si drejtore e programeve në Yoga Outreach, një organizatë jofitimprurëse me një mision për të zgjeruar aksesin për të bërë programe informuese për të kaluar traumat përmes jogës.


Ne punojmë me objektet e shërbimit social, burgjet, ekipet e shëndetit mendor, qendrat e shërimit ndaj varësive, qendrat komunitare dhe shtëpitë e tranzicionit për gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë. Unë gjithashtu jap mësime për njerëzit që jetojnë me trauma komplekse dhe trajnoj profesionistë për të përdorur jogën si një ndërhyrje klinike të vërtetuar empirikisht për traumat komplekse ose PTSD kronike, rezistente ndaj trajtimit.


Puna ime tani ushqehet nga shpresa që kushdo që dëshiron ka mundësinë të eksplorojë ndjenjën e sigurisë dhe lehtësisë më të madhe në trupat e tyre, gjë që praktika e jogës ka çuar në shërimin tim.

Joga nuk është aspak e vetmja gjë që ia atribuoj shërimin tim. Shërimi është një udhëtim kompleks, i ndikuar nga shumë gjëra. Unë kam privilegjin si një grua e bardhë, e aftë, kam akses në terapi dhe kam dashuri në jetën time. Disa njerëz nuk i kanë këto. Megjithatë, joga më dha aftësinë për t’u ulur me këmbë në tokë kur ndjeva se ishta duke notuar në ujëra të turbullta dhe isha shkëputur nga bota.

Më lejoi të merrja frymë kur duhej të dilja për ajër. Më ka lejuar të ndihem pjesë e kësaj bote atëherë kur dukej sikur gjithçka që dija për të vërtetë m’u kthye përmbysur. Dhe për këtë jam jashtëzakonisht mirënjohëse.

MË TEPËR

Mix18 minuta më herët

FOTO / Dasma madhështore e Mbretit Zog!

Më 27 prill 1938 Mbreti Zog i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar martesën me mbretëreshën Geraldinë, përmes një dasme madhështore...

Kryesore57 minuta më herët

Rama nga Vlora: Çudi ku i gjeti Berisha 6 milionë euro për të hequr non-gratan, Luli u bë leckë për 500 mijë

Kryeministri Rama ceku çështjen e lobimit të PD-së në SHBA teksa tha bëhet fjalë për një shumë të madhe dhe...

Mix1 orë më herët

Këto 3 shenja të horoskopit nuk e pranojnë kurrë se janë gabim

Do ta kuptoni menjëherë se çfarë nënkuptojmë nëse keni pasur ndonjëherë një debat me dikë dhe keni ndjerë sikur po...

Aktualitet3 orë më herët

I riu Murat Dani, nga universitetet angleze per t’u shërbyer me modesti banorëve të Bulqizës

Në një kohë kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për energji të re dhe ide të freskëta, Murat...

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Facebook