Mix
Fituesi i BBV Kanada përshëndet Luiz Ejllin: Je ikonë!

Fituesi i Big Brother Vip Kanada, Kevin Jacobs ka përshëndetur Luiz Ejllin.
Jacobs ka reaguar në rrjetet sociale pasi zbuloi se Luizi kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë.
“Përshëndes këtë ikonë dhe fansat e tij mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar Big Brother Vip, dërgoj gjithë dashurinë time drejt Shqipërisë”, shkruan ai.
Luiz Ejlli e ka shprehur brenda shtëpisë së Big Brother Vip, se ka ndjekur disa edicione të këtij formati në versionin kanadez dhe madje ka marrë mësime prej tyre.
