Lidhu me ne

Radar

Pse Rama shkarkoi Artan Lamen ?

Berisha: Ju them pse Rama shkarkoi Artan Lamen

artan

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e shkarkoi kreun e Kadastrës, Artan Lames vetëm sepse ai nuk pranoi të firmosë për projektin e Portit të ri të Durrësit. Nga Belshi, Berisha tha se Rama do të marrë 820 mijë metër katrorë nga Porti i Durrësit, për t’u kthyer në një “sheik” të Dubait.

E shkarkoi Artan Lamen. Boll mëkate ka pasur, por një gjë e bëri, nuk firmosi për portin e Durrësit sepse ishte një vjedhje e tmerrshme që i jepet klanit të Ramës dhe Alabarit 820 mijë metër katrorë, i jepet Porti Shekullor që Rama të bëhet sheik, në një kohë kur ajo është pasuria publike numër 1 e shqiptarëve” ndërkohë që është pasuria publike më e rëndësishme” – tha Berisha.

Ish-kryeministri u ndal edhe tek inceneratorët dhe më konkretisht në kontrollet e ushtruara nga SPAK në shtëpitë e partneres së Arben Ahmetajt.

“Ka futur drejtësinë në thes. E ka shndërruar drejtësinë në seksion të PS-së me ndihmën e George Sorosit. Merrni djegësat, 420 milionë euro. Edi Rama ka firmosur në shkelmim të ligjeve, të cilat nuk njohin negociatën e mbyllur. Negociata e mbyllur është vjedhje e mirëfilltë. Nuk bëhet ndryshe.

Në Elbasan, ky kryetari i bashkisë me taksat tuaja paguan dyfishin për plehrat. Derdhen në Shkumbin. 26 milionë euro taksa tuaja, janë shpenzuar për djegësin e Elbasanit. Janë në xhepat e qeveritarëve. Në Tiranë nuk ekziston askund të djegësit 120 milionësh. Qytetarët paguajnë 29 euro për ton plehra, sepse kjo është tarifa kur ato digjen. Plehrat vetëm depozitohen dhe paguhet një kostot prej 12 eurosh për ton” – tha Berisha.

Sipas Berishës kontrollet e SPAK janë bërë me urdhër të Ramës vetëm që të evitohet hetimi ndaj Ahmetajt, kryeministrit dhe Erion Veliajt.

“Drejtësia kontrollon zonjën e Arben Ahmetajt, por ajo e bën atë për t’i hedhur hi syve për të mos hetuar Arben Ahmetajn, Ramën dhe Veliajn. Ajo merr urdhra ekzekutiv nga Edi Rama” – tha Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore7 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix7 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix7 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook