Lidhu me ne

Mix

Këto janë 5 dëmet në shëndet që i shkakton kondicioneri

KUJDES! Këto janë 5 dëmet në shëndet që i shkakton

Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat.

Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh.

Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.

Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, ne duhet të dimë më shumë për të mirat dhe të këqijat e tij.

Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga astma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht.Gjithashtu, kondicioneri thanë lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë.


Megjithatë problemi është që këto pajisje duhen mirëmbajtur dhe pastruar me kujdes. Në të kundërt të gjitha këto vlera mund të kthehen në probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe infeksione.

Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicionerët.

Probleme me frymëmarrjen

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku.

Nëse këto mikroorganizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen.

Që ta shmangni një gjë të tillë, duhet ta pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

Lodhje dhe dhembje koke

Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht. Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndierit mirë është e shumëfishtë. Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna.

Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë.

Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe dilni herë pas here në ajër të pastër.

Në këtë mënyrë temperatura e trupit tuaj do të jetë më e balancuar.

Ndotje e ajrit

Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme.

Veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por thjesht qarkullon ajër të ndenjur.

Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.

Tharje e lëkurës

Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj.

Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër, dhe mund të dëmtojë edhe flokët.

Vizita të shpeshta te mjeku

Studimet kanë treguar që njerëzit që kalojnë më shumë kohë në mjedis me ajër të kondicionuar kanë një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor.

Problemet me veshin, fytin, hundët, frymëmarrjet dhe ato të fytyrës janë të përsëritshme.

Nëse e keni të pamundur të qëndroni pa ajër të kondicionuar sigurohuni që ta pastroni pajisjen dhe të lejoni të hyjë ajër i freskët sa më shumë që të jetë e mundur.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook