Lidhu me ne

Mix

Yjet e sportit mbështesin komentet e Gary Lineker për emigrantët

Yjet e sportit mbështesin komentet e Gary Lineker për emigrantët

BBC u detyrua të heqë pjesën më të madhe të programeve të saj sportive gjatë fundjavës, ndërsa përpiqej të shtunën të përshkallëzonte krizën për shkak të pezullimit të drejtuesit të emisionit sportiv Gary Lineker për komentet e tij kritike ndaj qeverisë britanike për politikën e re të emigracionit.

Ndërsa një numër gjithnjë e në rritje sportistësh dhe prezantuesish dolën në mbështetje të Lineker dhe refuzuan të shfaqen në transmetimet e BBC, rrjeti kombëtar i transmetimeve britanike përballet me akuza për anshmëri politike dhe për shtypje të fjalës së lirë, si dhe me lëvdata nga disa politikanë konservatorë.

BBC tha se gjatë fundjavës do të transmetojë vetëm programe të kufizuara sportive, pasi drejtues të disa prej emisioneve më popullore refuzuan të dalin në transmetim, në shenjë solidariteti me Lineker.

Ish-ylli i futbollit u pezullua nga drejtimi i emisionit popullor “Ndeshja e Ditës”, për shkak të një postimi në Twitter që krahasonte gjuhën e përdorur nga ligjvënësit për emigrantët me gjuhën e përdorur gjatë Gjermanisë naziste.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha të shtunën se përplasja mes BBC dhe prezantuesit sportiv Gary Lineker për kritikat e tij ndaj politikave të qeverisë në një mesazh në Twitter ishte një çështje për BBC dhe jo për qeverinë.

“Shpresoj që situata e tanishme mes Gary Linekerit dhe BBC-së të zgjidhet në kohën e duhur, por është me të drejtë një çështje për ta, jo për qeverinë”, u shpreh ai nëpërmjet një deklarate.

Në vend të mbulimit të zakonshëm të së shtunës për kampionatin më popullor në botë, BBC nuk pati asnjë emision në radio, apo televizion dhe asnjë përmbledhje në darkë të rezultateve përfundimtare të ndeshjeve të kampionatit Premier League.

Emisioni i drekës “Football Focus” u zëvendësua me ritransmetimin e një episodi të emisionit për punimet e vlera të rralla historike, “Bargain Hunt”, ndërsa emisioni i pasdites “Final Score” u ndërrua me emisionin “The Repair Shop”.

Yjet e sportit mbështesin komentet e Gary Lineker për emigrantët

Logoja e BBC-së

Tifozët e futbollit që prisnin të shikonin emisionin “Ndeshja e Ditës” (“Match of Day”) – një emision në mbrëmje që është shndërruar në një institucion prej 60 vitesh, – ndoshta do të shohin vetëm mbulimet e përdorura nga televizionet në mbarë botën, në vend të komentatorëve të vetë BBC dhe pa komente në studio nga yjet më të famshëm të futbollit britanik.

Nuk do të ketë madje as intervista me lojtarët pas përfundimit të ndeshjeve. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë njoftoi se disa lojtarë kishin dashur të bojkotonin emisionin dhe për rrjedhojë lojtarëve të përfshirë në lojërat e sotshme nuk do t’u kërkohet të marrin pjesë në intervistat për “Ndeshjen e Ditës”.

Shoqata tha se kjo ishte një zgjidhje e logjikshme për të shmangur mundësinë që lojtarët të përballen me pasoja për shkak të shkeljes së angazhimeve të tyre për transmetimet.

BBC tha se i vinte keq për këto ndryshime:

“E pranojmë se do të jenë zhgënjyese për shumë tifozë të sportit në BBC, por po punojmë shumë që ta zgjidhim këtë situatë dhe shpresojmë t’a arrijmë këtë së shpejti”.

Yjet e sportit mbështesin komentet e Gary Lineker për emigrantët

Lineker është një emër i mirënjohur në shtëpitë britanike që përpara se të bëhej drejtuesi kryesor i “Ndeshjes së Ditës” në vitin 1999.

Një nga lojtarët më të vlerësuar të futbollit britanik, ai ishte golashënuesi kryesor në Kupën e Botës të vitit 1986 dhe e mbylli karrierën e tij ndërkombëtare duke shënuar 48 gola në 80 ndeshje për ekipin e Anglisë.

Pasi u tërhoq nga karriera gjatë së cilës punoi edhe me ekipe si Barcelona, Tottenham, Everton dhe Leicester ai u bë një nga figurat më me ndikim të mediave britanike dhe ylli më i mirëpaguar nga BBC me të ardhura prej 1.6 milionë dollarësh në vit.

Një përdorues entuziast i mediave sociale, me 8.7 milionë ndjekës në Twitter, Lineker ka irrituar prej kohësh politikanët e qendrës së djathtë dhe aktivistët me pikëpamjet e tij liberale, përfshirë dhe kritikat për vendimin e Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Debati më i fundit filloi me një mesazh në Twitter të martën në llogarinë e Lineker, ku ai përshkroi planet e qeverisë për të ndaluar dhe deportuar emigrantët që arrijnë me varka si “një politikë me egërsi të pamatë të orientuar ndaj njerëzve më të rrezikuar, në një gjuhë që nuk është e pangjashme me atë të përdorur nga Gjermania në vitet ’30-të”.

Qeveria konservatore e quajti krahasimin e Lineker me nazistët ofenduese dhe të papranueshme. Disa ligjvënës bënë thirrje për shkarkimin e tij.

Të premten, BBC tha se Lineker do të “bënte një hap prapa” nga emisioni “Ndeshja e Ditës” deri kur “të kemi rënë dakord për një pozicion të qartë për përdorimin e tij të mediave sociale”.

Lineker nuk ka komentuar ende publikisht dhe të shtunën shkoi në shtëpinë e tij në vendlindje, Leicester, për të ndjekur ndeshjen Leicester City-Chelsea. Ai u prit me brohoritje nga kalimtarët ndërsa mbërrinte në qytet.

Si kontraktor, Lineker, i cili nuk punon në sektorin e lajmeve apo të çështjeve të ditës, nuk ka për detyrim zbatimin e rregullave të njëjta dhe disa herë ka sfiduar kufirin e asaj çfarë konsideron BBC si të pranueshme. Vitin e kaluar, BBC konstatoi se Lineker pati shkelur rregullat e paanshmërisë me një mesazh në Twitter për aludimet për donacione ruse për konservatorët.

Paashmëria e BBC është vendosur rishtazi në epiqendër të vëmendjes për shkak të zbulimeve se drejtuesi i saj, Richard Sharp, një donator i Partisë Konservatore, ndihmoi për miratimin e një kredie për ish-Kryeministrin Boris Johnson në vitin 2021, disa javë përpara se zoti Sharp të emërohej drejtues i BBC-së me rekomandimin e qeverisë.

Ish-drejtori i përgjithshëm i BBC, Greg Dyke, tha se rrjeti ka dëmtuar vetë besueshmërinë e tij, duke treguar se iu përkul presionit të qeverisë.

Keir Starmer, drejtues i partisë kryesore opozitare Partia Laburiste, tha se BBC po dorëzohej përballë presionit politik nga ligjvënësit konservatorë.

/VOA

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook