Lidhu me ne

Mix

Dëshira për klikime kalon çdo limit dhe lajmi për vdekjen e mamasë se Luiz Ejllit është prova e radhës

Uria për klikime kalon çdo limit dhe lajmi për vdekjen e

Luiz Ejlli është njeriu më i përfolur i momentit, fenomeni i këtij viti, personazhi që po thyen çdo rekord shikueshmërie duke arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve. Kuriozitet të madh ka edhe për familjen e tij, e cila ka qëndruar larg medieve, nisur edhe nga fakti që jetojnë në SHBA. Gjithsesi, përmes një telefonate mamaja e Luizit theu heshtjen pak kohë më parë duke u shprehur që e ndjek të birin dhe se është e lumtur për rrugëtimin e tij, duke theksuar se e gjitha është një lojë dhe si e tillë duhet konsideruar.

Por, fama dhe popullariteti kanë edhe anët e tyre negative. Së fundmi në rrjete sociale po qarkullon një thashethem i rremë sipas të cilit mamaja e artistit ka ndërruar jetë. Për këtë lajm të rëndë, është bërë një reagim publik në llogarinë zyrtare në Instagram të këngëtarit.

“Ju Lutem tregohuni të kujdesshëm! Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rreme. Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është NJERËZORE!”- shkruhet në postimin e publikuar në llogarinë e Luizit në Instagram.

Pak ditë më parë, në një intervistë të dhënë për mediat, dy shokët e Luizit kanë treguar lidhur me komunikimin që kanë pasur me nënën e tij dhe shqetësimin që u ka shprehur.

“Me mamanë e vet flas shpesh. Ajo do vetëm shëndetin e Luizit, pjesa e garës nuk i intereson. Të dalë mirë e shëndoshë thotë. Unë mundohem t’i them që tani Luizi ka marrë të tjera përmasa, nuk i bën përshtypje, vetëm thotë të dalëmirë me shëndet”, tha një prej tyre teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar11 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix13 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix13 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix13 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix13 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar13 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix14 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix14 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix14 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook