Lidhu me ne

Mix

Çfarë ka brenda një kavanozi Nutella?

World Nutella Day (February 5th) | Days Of The Year

Nutella është një nga produktet italiane më të dashura në vendin ku prodhohet, por edhe më gjerë në Europë. Emisioni “Patti Chiari” në radio-televizionin zviceran italisht-folës, në një prej puntatave të tij, analizoi kremin popullor të kompanisë Ferrero. Doli se Nutella përbëhet nga 70% sheqer dhe vaj palme (i cili do të përkufizohej më mirë si yndyrë pasi është i ngurtë dhe ka një pamje të ngjashme me gjalpin, siç shihet në foton më poshtë ku është pozicionohet pranë lajthive). Në këtë pikë kavanozi është pothuajse plot pasi dy përbërësit kryesorë përfaqësojnë 70% të totalit. Për të kompletuar recetën, Ferrero shton lajthi (13%), qumësht pluhur të skremuar (8.6%), kakao (7.4%) dhe në fund vanilinë dhe lecitinë soje (0.5%). Për të kuptuar mirë përbërjen e kremit, autorët e emisionit i vendosën të gjithë përbërësit në një kavanoz, duke i diferencuar në shtresa, duke specifikuar se ngjyra tipike e Nutellës merret pas përzierjes dhe përpunimit.

Cilësia e lajthive është një tjetër aspekt i marrë në shqyrtim. Lajthitë për Nutella klasifikohen sipas diametrit të tyre. Ka ato prej 11, 13 dhe 15 mm. Ferrero zgjedh ato 15 mm më të mira të importuara kryesisht nga Turqia të cilat janë edhe më të pasurat me yndyrë.

Tashmë në treg ka disa kremra që imitojnë ose ngjajnë me Nutella-n, por disa kompani kanë vendosur të dallohen duke përdorur përbërës të cilësisë së lartë. Për shembull, lajthitë e Piemontes konsiderohen më të mira se ato të Turqisë, kështu që kur në paketim shfaqet shkrimi “lajthi piemonteze”, është një produkt me cilësi të lartë.

Një tjetër shënim i rëndësishëm ka të bëjë me mundësinë e përgatitjes së një kremi pa shtuar yndyrna tropikale si yndyra e palmës që përdoret nga Ferrero. Ka disa firma piemonteze artizanale dhe gjithashtu marka të njohura si Novi, të cilat përgatisin kremra cilësorë lajthie duke përzier 45-50% lajthi italiane me 35-40% sheqer dhe gjalpë kakao. Të tjerë përdorin vajin e lulediellit si yndyrë.

Yndyra e palmës së zgjedhur nga Ferrero dhe kremrat e tjerë më të lirë të lajthisë si ai i linjës ekonomike Smart Esselunga ka avantazhin e një çmimi shumë të volitshëm. Megjithatë, është një përbërës i huaj për traditën ushqimore evropiane, aq sa nuk shitet në raftet e supermarketeve. Përkundër kësaj, vaji dhe yndyra e rafinuar e palmës kanë sukses të madh ndërkombëtarisht dhe përdoren nga shumë kompani ushqimore sepse është pa ngjyrë, pa shije, i lirë dhe është shumë i gjithanshëm në përpunim. Ata që zgjedhin të hanë një krem ​​lajthie për mëngjes duhet të dinë që emri në etiketa është gjithmonë i njëjtë (krem me lajthi dhe kakao), por cilësia mund të ndryshojë shumë, ashtu si dhe çmimi. Nëse për më të lirat si ato të linjës Esselunga Smart shpenzohen 3-4 €/kg, për Nutella-n arrin 7-8 €/kg, ndërsa për ato më të vlefshmet dhe më “artizanale” çmimi shpesh trefishohet, por dallimi është shumë i qartë.

Il fatto alimentare /

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook