Lidhu me ne

Mix

4 gjëra për të bërë çdo mëngjes për një ditë të suksesshme

5 surprising reasons why morning coffee can be good for you

Gjithmonë na duket sikur ka një mori gjërash për të bërë çdo mëngjes, sikur fillimi i ditës mbushet shpejt me punët për të kryer, planet për të bërë për pjesën tjetër të ditës, dhe lista e detyrave bëhet më e gjatë.

Por, nga ato gjëra që duhet të bëni çdo mëngjes, disa janë thjesht të nevojshme, ndërsa disa të tjera mund t’ju ndihmojnë të përgatiteni për ditën dhe ta bëjnë atë më produktive.

Këtu janë katër gjëra për të bërë çdo mëngjes, që mund t’ju përgatisin për një ditë të suksesshme.

1. Hidratim

Para çdo gjëje tjetër, përveç ndoshta larjes së dhëmbëve, sigurohuni që të pini ujë. Fillimi i ditës me rreth një litër ujë para se të pini filxhanin e parë të kafesë është ideale.

Ajo që është gjithashtu e mrekullueshme është një gotë ujë të nxehtë me limon dhe pak mjaltë.

2. Të ushqyerit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Ngrënia e një mëngjesi të duhur, të larmishëm dhe me vlera ushqyese, ka në fakt shumë përparësi që nuk vlerësohen shpesh, veçanërisht me rritjen e popullaritetit të dietave, si agjërimi i pjesshëm (intermittent fasting).

Por, ngrënia e një mëngjesi ushqyes, jo vetëm që ju jep energjinë që ju nevojiten për të filluar ditën me këmbën e duhur, por gjithashtu bën që të nisni siç duhet ditën tuaj të punës.

3. Lexim

Nëse mund të shpenzosh gjysmë ore për të parë Instagramin çdo mëngjes, mund të shpenzosh 15 minuta për të lexuar dhe për të marrë informacion në një formë tjetër.

Pavarësisht nëse vendosni se lajmet që dëshironi të lexoni janë në telefonin tuaj, ose në gazetën tuaj të mëngjesit, ose dëshironi të kaloni 20 minuta me kafenë tuaj, apo te nisni leximin e atij romanit të shumëpërfolur që keni blerë, ideja nuk është se çfarë lexoni, por kultivimi i praktikës së leximit, që ka rëndësi, si dhe hapja e vetes ndaj informacioneve të reja.

4. Aktivitet fizik

Shihni rutinën e mëngjesit të çdo milioneri, miliarderi ose themeluesi kompane dhe do të gjeni patjetër një formë aktiviteti fizik, si një element kryesor në listë.

Nuk është thjesht për të qenë në formë dhe për t’u dukur mirë; edhe pse shumë besojnë se është e rëndësishme të jesh i pranishëm dhe të dukesh mirë për takimet e tua.

Ushtrimi jo vetëm që çliron dopaminën; një hormon që ju bën të lumtur dhe në këtë mënyrë më produktiv, por gjithashtu ju jep më shumë energji dhe mund të jetë një pjesë kyçe e procesit të zhbllokimit të mendjes, duke ju ndihmuar të gjeneroni më shumë ide.

/ GQ

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook