Lidhu me ne

Mix

Rënia e flokëve, tregon se keni mungesë vitaminash

Tetë shenja që tregojnë se keni mungesë vitaminash

Tetë shenja që tregojnë se keni mungesë vitaminash

Edhe pse ekzistojnë pafund ilaçe apo ushqime që ndihmojnë për të siguruar vitaminat e nevojshme për trupin, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminave. Disa marrin vitamina pa ditur efektin e tyre dhe kjo gjë është shumë e gabuar.

Si fillim duhet të dini se nga cila vitaminë keni mungesë dhe si ta zëvendësoni këtë mungesë pa dëmtuar shëndetin tuaj. Ja disa prej shenjave që mund t`ju ndihmojnë të kuptoni se për cilat vitamina keni nevojë.

1. Rënia e flokëve

Arsyeja: Mungesa e B7 (biotinës), si pasojë e konsumimit të vezëve të gjalla ose jo të gatuara mirë. Këshillohet: Të konsumoni më shumë bajame, fara soje, patate, bishtaja.

2. Ngërçet

Arsyeja: Mungesë e kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Kjo ndodh më shumë te njerëzit që merren me sport, pasi djersitja sjell largimin e mineraleve nga trupi. Këshillohet: Të konsumoni më shumë bajame, lajthi, kungull, banane dhe mollë.

3. Puçrra ose njolla të kuqe në fytyrë

Arsyeja: Mungesa e B7 (biotinës) Këshillohet: Përveç medikamenteve që mund të merrni në farmaci mund të rrisni sasinë e biotinës duke ndërruar dietën. Konsumoni më shumë kërpudha, patate, djathë, vezë të ziera, spinaq dhe lulelakër.

4. Mpirje të gjymtyrëve

Arsyeja: Nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime që përmbajnë vitamina B6, B12 dhe B9 (acid folik). Këshillohet: Të konsumoni më shumë bishtaja, qitro, ushqime deti dhe mish pule.

5. Gunga në duar dhe anës kofshëve

Arsyeja: Mungesa e vitaminës A, D dhe acideve yndyrore. Këshillohet: Konsumoni salmon dhe arra, si dhe mos anashkaloni marrjen e vitaminës A, që gjendet të perimet.

6. Nuancë e verdhë e të bardhës së syrit

Arsyeja: Mungesa e vitaminës B12. Këshillohet: Të përfshini më shumë burime vitaminash në dietën tuaj. Vitamina B12 gjendet në mishin e pulës, qumësht, salmon, ton dhe mish deleje.

7. Probleme me dhëmbët

Arsyeja: Mungesa e vitaminës D. Këshillohet: Një dietë e pasur me ushqime që përmbajnë kalcium, fosfor dhe vitaminë D. gjithashtu konsumoni edhe produktet e bulmetit, domatet, bishtajat, peshkun, qitron dhe rrushin.

8. Të çara në anët e buzëve

Arsyeja: Mungesa e vitaminave B3, B2 dhe B12, të cilat përmbajnë hekur dhe zink. Këshillohet: Të konsumoni më shumë mish pule, salmon, vezë, bishtaja dhe arra. Po ashtu, këshillohet që këto ushqime t`i kombinoni me perime.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix15 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix15 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix15 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix16 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar16 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix16 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike16 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix17 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix17 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook