Lidhu me ne

Mix

Gratë shkenctare që bënë hapa revolucionarë në shkencë

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Shkencë, do të kujtojmë disa nga emrat më të shquar, që sfiduan çdo paragjykim. Me një forcë revolucionare prej gjeniu, e me hijeshi prej femre, arritën të lënë gjurmë në historinë njerëzore.

Kur bëjmë pyetjen: “Cilët janë shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave?”, na vijnë ndër mend emra si Njutoni, Ajnshtajni etj. Pa diskutim janë shkencëtarë me zbulime të jashtëzakonshme, por shpeshherë mbeten jashtë liste femrat shkencëtare, të cilat kanë bërë hapa revolucionarë në shkencë. 

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Shkencë, do të kujtojmë disa nga emrat më të shquar, që sfiduan çdo paragjykim. Shumë prej tyre, edhe pse iu mohua autorësia e zbulimit, nuk iu njohën meritat, apo nuk iu dha çmimi i merituar, me një forcë revolucionare prej gjeniu, e me hijeshi prej femre, arritën të lënë gjurmë në historinë njerëzore.

Ada Lovelace, matematikane (10 dhjetor 1815-27 nëntor 1852)

Lovelace vlerësohet si programuesja e parë kompjuterike, shumë kohë para se të shpikeshin kompjuterat modernë. Shënimet e saj mbi motorin analitik të propozuar nga Charles Babbage, njihet si algoritmi i parë kumpjuterik. 

Marie Curie, fizikane dhe kimiste (7 nëntor 1867-4 korrik 1934)

Midis shumë arritjeve të Kyrisë përmendim zbulimin e radioaktivitetit dhe shpikjen e një njësie lëvizëse të rrezeve X, që është përdorur gjatë Luftës së Parë Botërore. Bashkë me të shoqin, Pierre Curie, zbuloi elementet radioaktive, si polonium dhe radiumin, si dhe zhvilloi teknika për izolimin e izotopeve radioaktive. Në vitin 1903, Curie u bë gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel. Pasi e fitoi këtë çmim në Fizikë, e fitoi në fushën e Kimisë, duke u bërë personi i parë që fiton dy herë të njëjtin çmim.

Janaki Ammal, botanist (4 nëntor 1897-7 shkurt 1984)

Janaki është shkencëtarja e parë e bimëve në Indi. Ajo zhvilloi disa specie hibride që rriten edhe sot. Janaki shquhet për zërin e saj të fuqishëm në mbrojtje të biodiversitetit në Indi.

Chien-Shiung Wu, fizikane (31 maj 1912-16 shkurt 1997)

Wu ishte shkencëtarja e parë që konfirmoi dhe më vonë përsosi teorinë e prishjes radioaktive të Enrico Fermi. Ajo është e njohur gjithashtu për “eksperimentin e saj Wu”, i cili përmbysi teorinë e barazisë në fizikë. Këtë zbulim e vijuan kolegët e saj, Tsung Dao Lee dhe Chen Ning Yang, të cilët fituan çmimin Nobel në fizikë në vitin 1957. Shpeshherë janë bërë krahasime mes saj dhe Marie Curie, duke e quajtur “Curie kineze”, apo “Mbretëresha e Kërkimeve Bërthamore”. 

Katherine Johnson, matematikane (26 gusht 1918-24 shkurt 2020)

Llogaritjet e Johnson-it për mekanikën orbitale, si një punonjëse e NASA-s, u bënë motivi dhe ishin arsyeja e dërgimit të njeriut të parë në hapësirë. Ajo u bë e famshme kur historia e saj u ekranizua në filmin Hidden Figures.

Rosalind Franklin, kimiste (25 korrik 1920-16 prill 1958)

Rosalind Elsie Franklin (25 korrik 1920 – 16 prill 1958) është një  kimiste angleze, zbulimi i së cilës lidhet me strukturat molekulare të AND-së. Pavarësisht gjithë kontributit të saj në shkencë, punët e saj u vlerësuan më shumë pas vdekjes.  

Vera Rubin, Astronom (23 korrik 1928-25 dhjetor 2016)

Rubin zbuloi mospërputhjen midis lëvizjes këndore të parashikuar të galaktikave dhe lëvizjes së vëzhguar, duke studiuar kthesat e rrotullimit galaktik. Ky fenomen njihet si problemi i rrotullimit të galaktikave dhe ishte dëshmi e ekzistencës së  materies së errët. Megjithëse fillimisht u pranua me skepticizëm, rezultatet e Rubin u konfirmuan dekada më vonë. New York Times shkruan se trashëgimia e saj në shkencë duhet të vlerësohet njëlloj si ajo e Kopernikut.

Gladys West, matematikane

Puna e West lidhet me zhvillimin e rimodelimit matematik të formës së Tokës, i cili shërbeu si themeli i teknologjisë GPS. Kontributet jetësore të West në teknologjinë GPS u rizbuluan kur Alpha Kappa lexoi një biografi të shkurtër që West kishte paraqitur. West u fut në Sallën e Famës të  Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në vitin 2018, duke u nderuar nga Komanda Hapësinore e Forcave Ajrore. 

Flossie Wong-Staal, virologe dhe biologe molekulare (27 gusht 1947)

Flossie Wong është virologe kinezo-amerikane dhe biologe molekulare. Ajo është shkencëtarja e parë që klonoi HIV-in dhe përcaktoi funksionet e gjeneve të tij. Ky ishte një hap i madh për të provuar që HIV-i është shkaku i AIDS-it.

Jennifer Doudna, biokimiste (19 shkurt 1964)

Jennifer Anne Doudna është një biokimiste amerikane, e njohur për punën e saj mbi gjenin CRISPR, për të cilin iu dha çmimi Nobel në Kimi, në vitin 2020. Përmes këtij gjeni, ajo synon reduktimin e disa sëmundjeve.

E ndërsa flasim për shkencëtaret nëpër botë, lind natyrshëm pyetja po në Shqipëri? Sigurisht që nuk mund të lëmë pa përmendur në këtë listë shkëncëtaret shqiptare, si: Sabiha Kasimati; ndërsa sot kemi Luljeta Bozon, Mimoza Hafizin, Laura Mersini-Houghton, Argita dhe Detina Zalli (në SHBA), Edor Kabashi etj.

Sabiha Kasimati (15 shtator 1912 – 26 shkurt 1951)

Sabiha ishte një iktiologe (zoologe) shqiptare  dhe disidente e regjimit komunist në Shqipëri. Puna e Sabihas “Peshqit e Shqipërisë”, që dëshmonte mbi pasurinë nënujore të liqeneve, lumenjve dhe deteve Shqiptare,  nuk u botua nën autorësinë e saj, por nën emrin e shkencëtarit rus Anatolu Poliakov dhe dy studiuesve shqiptarë në vitin 1955. Kasimati krijoi idenë e një Muzeu Kombëtar të Shkencës.

Sigurisht, lista është shumë më e gjatë. Ju ftojmë të lexoni librin  “50 gratë më me ndikim të epokës sonë” nga Albas, për t’u njohur më gjerësisht me historinë e tyre. Në një botë ku privilegji ishte i burrave, gratë rishkruan rregullat e shoqërisë!

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar17 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix18 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook