Radar
Enkelejdi pas daljes nga hoteli me 5 deputetë: Ndjehem Kryetar i PD

Enkeleidi pas daljes nga hoteli me 5 deputetë: Ndjehem Kryetar i PD
Interesit të mediave për të ditur se kush është kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejdi i është përgjigjur duke thënë se ai ndjehet drejtues i PD.
Alibeaj foli pas mbledhjes me 5 deputetë dhe atë që e konsideron kryesi të partisë, të mbajtur në një hotel të kryeqytetit.
Ai deklaroi se vendimi i Gjykatës së Apelit, nuk e bën atë të ndihet triumfator, ndërkohë që bëri thirrje që kandidatët e primareve të garojnë nën siglën e PD-së zyrtare.
“Jam dhe ndihem drejtues i partisë dhe ushtrues i detyrë”, tha ai.