Mix
I mbajti qëndrim Luizit dhe kërceu me balerinin/ Mijëra ndjekës “braktisin” Kiara Titon
Prej dy ditësh moderatorja Kiara Tito ka mbajtur qëndrim ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, pasi ai i prishi misionin që “Big Brother VIP” i kishte dhënë Ermionës.
Një qëndrim të ashpër ajo mbajti edhe gjatë dhe pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar.
Në mbyllje të Prime-t, “Vëllai i Madh” suprizoi vajzat me një trupë balerinësh, ndërsa atyre iu bashkua edhe moderatorja.
Kjo nuk u prit mirë nga Luizi, i cili sapo Kiara përfundoi kërcimin iu drejtua me fjalët: “Mezi paske pritur moj vajzë, vazhdo moj, të paktën ta di”.
Ajo nuk i ktheu përgjigje, por kjo sjellje e moderatores duket se ka shkaktuar pakënaqësi te publiku dhe fansat e Luizit.
Gjatë orëve të fundit rreth 20 mijë ndjekës e kanë braktisur Kiara Titon në rrjetet sociale, si shenjë revolte ndaj saj.