Lidhu me ne

Mix

Ed Sheeran flet për periudhën e errët që kaloi: Humba shokun dhe gruaja ime shtatzënë kishte tumor

Ed Sheeran flet për periudhën e errët që kaloi: Humba shokun

Ed Sheeran ka kaluar një periudhë të errët në jetën e tij. Në 2022-shin humbi shokun e tij të ngushtë dhe pak muaj më vonë, gruaja e tij shtatzënë u diagnostikua me tumor.

Cherry priste fëmijën e dytë dhe nuk mund të trajtohej deri pas lindjes.

Ed Sheeran flet për periudhën e errët që kaloi: Humba shokun

Këngëtari dhe e dashura e tij e fëmijërisë e mbajtën të fshehtë shtatzëninë, por ai tashmë ka zbuluar se çifti ishte i rrënuar nga ‘frika, depresioni dhe ankthi’ gjatë kësaj kohe.

Në një postim në Instagram, këngëtari 31-vjeçar shpjegoi se ai luftoi me shëndetin e tij mendor vitin e kaluar, ndërsa u përpoq të pranonte problemet shëndetësore të gruas së tij, si dhe pikëllimin për humbjen e mikut të tij më të mirë Jamal Edwards.

Ed Sheeran flet për periudhën e errët që kaloi: Humba shokun

Ed njoftoi publikimin e albumit të tij të gjashtë “Subtract”, duke shpjeguar se ishte frymëzuar nga tragjeditë personale me të cilat ishte përballur.

Ai shkroi: “Kisha punuar në ‘Subtract’ për një dekadë, duke u përpjekur të skalitja albumin akustik të përsosur, duke shkruar dhe regjistruar qindra këngë me një vizion të qartë të asaj që mendoja se duhet të ishte.

“Pastaj në fillim të vitit 2022, një sërë ngjarjesh ndryshuan jetën time, shëndetin tim mendor dhe në fund mënyrën se si e shikoja muzikën dhe artin. Të shkruaj këngë është terapia ime. Më ndihmon të kuptoj ndjenjat e mia. Shkrova pa menduar se cilat do të ishin këngët, thjesht shkrova çdo gjë që më erdhi. Dhe në pak më shumë se një javë e zëvendësova punën e një dekade me mendimet e mia më të errëta. Brenda një muaji, gruas sime shtatzënë iu tha se kishte një tumor, pa rrugë për trajtim deri pas lindjes. Shoku im më i mirë Jamal, një vëlla për mua, vdiq papritur. Po kaloja nëpër frikë, depresion dhe ankth. Ndjeva sikur po mbytesha duke parë lart, por duke mos qenë në gjendje të merrja ajër”, shkruan Ed Sheeran.

“Subtract” do të publikohet më 5 maj.

MË TEPËR

Kioske3 orë më herët

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Nga Spartak Ngjela Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë...

Mix4 orë më herët

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj...

Mix5 orë më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix6 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix6 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar6 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix7 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix7 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix7 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal7 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Facebook