Lidhu me ne

Mix

Shkaqet dhe trajtimet e dhimbjes së veshit

Dhimbja e veshit mund të bëhet e padurueshme, duke e bërë të vështirë fjetjen, ngrënien ose kryerjen e ndonjë aktiviteti tjetër. Shumë fëmijë e kanë të vështirë të durojnë një dëmtim të veshëve.

Njerëzit të cilët janë duke përjetuar dhimbje të forta veshi duhet të konsultohen gjithmonë me një mjek, veçanërisht nëse e kanë për herë të parë. Megjithatë, ka mjete që mund të përdoren në shtëpi për të lehtësuar dhe zvogëluar dhimbjen.

Ky artikull shqyrton nëntë mjetet efektive në shtëpi që mund të ndihmojnë njerëzit që përjetojnë dhimbje veshi.

Shkaqet e dhimbjes së veshit

Infeksionet janë shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së veshit. Kur veshi infektohet, inflamacioni dhe ngritja e presionit shkaktojnë dhimbje që mund të jenë intensive. Njerëzit me infeksione të veshëve shpesh kanë simptoma të tjera, të tilla si presioni i sinusit ose dhimbja e fytit, sepse infeksionet nga zonat e afërta mund të ndikojnë në vesh. Një infeksion i veshit gjithashtu mund të jetë një gjendje e pavarur. Shumica e infeksioneve të veshit janë bakteriale, jo virale.

Vetëm një mjek mund të diagnostikojë një infeksion të veshëve. Njerëzit nuk duhet të marrin antibiotikë pa recetë, ose të supozojnë se simptomat janë për shkak të një infeksioni të veshit.

Megjithatë, dhimbjet nuk janë gjithmonë të shkaktuara nga një infeksion.

Dhimbje e përcjellë: Kjo mund të jetë nga infeksionet ose inflamacionet diku tjetër në trup. Për shembull, një dhimbje dhëmbi mund të shkaktojë dhimbje në vesh.

Sëmundjet kronike: Këto përfshijnë disfunksionin e pjesëve të tjera të trupit.

Infeksionet e lëkurës: Nëse janë në vesh ose rreth tij.

Reagimet alergjike: Këto mund të jenë nga një sërë arsyesh, të tilla si sapuni, shampoja, ose vathët.

Uji: Mund të shkaktojë dhimbje nëse bllokohet në vesh.

Presioni: Ndryshimet në lartësi mund të ndikojnë në presion në vesh.

Nëse nuk trajtohen, infeksionet e veshit mund të përhapen në nofull dhe zona të tjera të trupit. Ata mund të dëmtojnë gjithashtu veshin dhe mund të shkaktojnë temperaturë të rrezikshme.

Kur simptomat e një problemi veshi janë të pranishme dhe nuk zgjidhen vetë brenda një ose dy ditësh, duhet të flisni me një mjek. Nëse dhimbja është e fortë, shoqërohet me temperaturë të lartë, ose përfshin humbjen e dëgjimit, duhet të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Nëntë mjete shtëpiake për të trajtuar dhimbjen e veshit

  1. Ilaçet anti-inflamatore jo-steroide

Ju mund të provoni ibuprofen ose aspirinë, të cilat ulin inflamacionin.

  1. Nxehtësia

Një copë e nxehur e vendosur mbi vesh mund të lehtësojë dhimbjen.

  1. I ftohti

E njëjta gjë, por me temperaturë të ulët mund të shërbejë gjithashtu.

  1. Ilaçet me pika

Ato mund të ulin presionin dhe në këtë mënyrë ndikojnë në përmirësimin e gjendjes suaj.

  1. Masazhi

Një masazh i butë rreth veshit mund të reduktojë dhimbjen.

  1. Hudhra

Hudhra konsiderohet si një antimikrobal që lufton infeksionet. Shtoni hudhër bashkë me antibiotikët për një efekt më të shpejtë.

  1. Qepa

Ka të njëjtin funksion si hudhra.

  1. Thithja

Nëse thithni diçka, ju ulni presionin në kanalet e vesit dhe kështu reduktoni dhimbjen.

  1. Qumështi i gjirit

Qumështi i gjirit, sidomos tek bebet lufton bakteret në kanalin e veshit të tyre.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix7 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix7 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix7 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix7 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar8 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix8 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike8 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix8 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix9 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook