Lidhu me ne

Mix

“Nuk ngelesh shtatzënë gjatë periodave”, 5 mitet për menstruacionet që nuk duhet t’jua vini veshin

I përjeton thuajse gjysma e popullsisë së botës, por shumë njerëz akoma nuk dinë shumë gjëra rreth menstruacioneve.

Dhe kur themi shumë njerëz, nuk e kemi fjalën vetëm për meshkujt por edhe për ato që kanë lindur, të cilat shpesh besojnë shumë mite që nuk ekzistojnë.Në disa vende dhe kultura, gratë konsiderohen si të “pista” gjatë kohës që janë me perioda.

Por në të vërtetë organi gjenital femëror është një “makinë” që vetë-pastrohet. Gjatë një muaji një veshje e brendshme në mitrën tonë bëhet më e trashë se zakonisht për t’u përgatitur për fekondimin e vezës në rast se kemi ngelur shtatzënë. Nëse veza nuk pllenohet, kjo shtresë e brendshme do të derdhet për t’i lënë vendin një shtrese tjetër.

Pra, jo, periodat nuk janë të pista apo të papastra, por ato janë jetëdhënëse. Më poshtë ju tregojmë 5 mite rreth periodave që ju bëjnë më shumë dëm sesa ju shërbejnë.

1.Ju nuk mund të mbeteni shtatzënë gjatë periodave. Nuk ndodh shpesh por sigurisht që mund të ngeleni shtatzënë gjatë periodave. Fertiliteti ynë ulet dhe rritet në ditë të ndryshme të muajit dhe java e menstruacioneve nënkupton që ne jemi më pak fertile se çdo ditë tjetër të muajit- por kjo nuk do të thotë që s’mund të mbetemi shtatzënë. Gjithçka varet dhe nga sa zgjat cikli juaj mujor. Kulmi i pjellorisë zakonisht ndodh 12 deri 16 ditë para fillimit të ciklit tjetër (para se të vijnë menstruacionet), sepse në këtë kohë vezoret prodhojnë dhe lëshojnë vezë të freskëta. Nëse cikli juaj është mjaft i shkurtër (21 ditë, për shembull), atëherë kjo do të përshpejtojë ovulimin tuaj. Dhe mos harroni se spermatozoidi mund të mbijetojë brenda traktit gjenital deri në pesë ditë.

2.Periodat e grave sinkronizohen me njëra-tjetrën

Sa herë keni dëgjuar se ne të gjitha fillojmë të sinkronizojmë periodat nëse kalojmë mjaft kohë me njëra-tjetrën? Po, ndoshta është një mit.Teoria e “sinkronizimit të periodave” së pari u shfaq si një ide shkencore në një artikull të botuar në vitin 1971. Artikulli argumentonte se nëse gratë jetonin afër njëra-tjetrës, ato do të nisnin të shikonin periodat e tyre shumë të afërta. Por shkencëtarët kanë hedhur sërish dyshime mbi këtë zbulim. Asnjë studim i mëvonshëm nuk ka përsëritur këtë rezultat dhe një studim tjetër i vitit 2006 citonte se nuk ka “asnjë dëshmi bindëse për ekzistencën e këtij fenomeni”.Shkencëtarët morën 36 femra që jetonin dyshe dhe 63 femra të cilat jetonin si 3 pjesëtare në të njëjtin ambient për një periudhë kohore prej pesë muajsh, në konviktet polake.Ata arritën në përfundimin se “sinkronizimi menstrual nuk ekziston” dhe se “këto rezultate ofrojnë dëshmi të mëtejshme se gratë nuk sinkronizojnë ciklet e tyre menstruale”.

3.Tamponi mund të humbasë.

Vagina është si një “bllok i mbyllur” – që do të thotë se kanali juaj vaginal është deri në 12.7 cm i gjatë. Nuk ka asnjë mënyrë që të humbasë diçka aty brenda dhe kjo është gjë e mirë, pasi askush nuk do objekte të huaja të “udhëtojnë” nëpër qafën e mitrës. Por kjo gjithashtu do të thotë se diçka që futet mund të dalë shumë lehtë, dhe një tampon mund të fillojë të lëvizë. Ndryshe nga një rrjedhje menstruale që funksionon duke krijuar një efekt thithës ndaj mureve vaginale, tamponat mbështeten vetëm në muskujt tuaj vaginalë për të qëndruar aty. Nëse nuk keni një bazë të fortë pelvike, mund të keni rrezik që tamponat të largohen. Dhe nëse keni pasur një fëmijë, legeni pelvik ka shumë gjasa që të jetë dobësuar.

4.Është e rrezikshme nëse i kaloni periodat.

Kohët e fundit u zbulua se nuk është e domosdoshme që gratë të kenë perioda çdo muaj dhe se është krejtësisht e sigurt nëse përdorni tableta për t’i shtyrë ato.Fakulteti i Shëndetësisë Seksuale dhe Riprodhuese në U.K. nxorri udhëzime të reja mbi kontracepsionin hormonal të kombinuar, duke thënë se nuk kishte dëme shëndetësore nëse bëni një muaj pushim. Pra nëse keni shumë perioda ose ju vijnë me dhimbje mendoni se mund t’I kaloni ndonjëherë duke pirë kokrra.

5.Nuk duhet të laheni kur jeni me perioda. 

Shumë njerëz e mendojnë dhe e thonë këtë, sidomos nënat dhe gjyshet tona, me argumentin se uji i nxehtë stimulon gjakderdhjen. Por përkundrazi, uji i nxehtë mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve dhe tensionit muskulor. Pra nuk ekziston një arsye përse të mos bëni dush, madje përkundrazi ai do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Por kujdes mos përdorni produkte të forta për kujdesin intim pasi mund të prishin bilancin e pehashit në pjesët tuaja intime duke çuar në infeksion. Banja e nxehtë mund të ndihmojnë gjithashtu për të zvogëluar inflamacionin dhe për të lehtësuar depresionin.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook