Lidhu me ne

Mix

Gjakrrjedhja nga hunda/ Çfarë fshihet pas gjakrrjedhjes nga hunda ?

Trajtimi si duhet i origjinës së saj do të çojë në kurim. Gjithsesi në njëfarë mënyre, ajo mund të parandalohet. Kjo mund të bëhet duke ruajtur një regjim të rregullt të tensionit të gjakut, metabolizmit.

Gjakrrjedhja nga hunda më tepër se një sëmundje është një simptomë e disa patologjive. Kjo është arsyeja pse mjekët këmbëngulin që pas shqetësimeve të tilla të bëhët një gjykim klinik i shkaqeve shpërthyes. Por çfarë mund të fshihet pas saj dhe kur duhet ti drejtohemi mjekut?

Mjekja otorino-laringologe Dolores Bardhyli:

A mund të konsiderohet një sëmundje gjakderdhja nga hunda?

Epistasi ose siç njihet ndryshe gjakrrjedhja nga hunda më tepër se një sëmundje është një simptomë (shenjë) që i përket disa lloje sëmundjesh, disa me rëndësi klinike dhe disa të tjera jo.

Cilat janë këto sëmundje?

Ndër sëmundjet që shoqërohet shpesh epistasën është hipertensioni. Rritja e presionit të gjakut shoqërohet me hemoragji nga hunda. Kjo për shkak se presioni i gjakut bën që kapilarët e shumtë që përbëjnë mukozën e brendshme të hundës të çahen më lehtë. Kjo shfaqet më tepër te moshat e madha. Por shpesh epistasi mund të shërbejë si sinjal paralajmërues i shfaqjes së hipertensionit. Problemet e hipertensionit nisin me luhatje të tensionit, ulje-ngritje të tij dhe më pas kulmojnë, e pikërisht gjakrrjedhja nga hunda mund të shërbejë si sinjal për të patur kujdes nga hipertensioni.

Te fëmijët e vegjël, nën 10 vjeç, gjakrrjedhje nga hunda shpesh herë nuk përbën ndonjë problem serioz, për shkak të mukozës së hundës së tyre nuk është e plotë. Por nëse fëmija, është i zbehtë, i dobët dhe ka gjakrrjedhje të shpeshtë nga hunda i duhet bërë një vlerësim klinik, sepse mund të jetë shenjë e pranisë së një parazitoze (kryesisht lambies). Parazitët tentojnë të ngjiten lart dhe shkaktojnë të kruara të forta të hundës dhe për pasojë shkaktojnë epistas.

Mund të ndodhë që epistasi të shoqërohet me gjak në urinë, shpesh dhe me njolla në lëkurë, çka do të thotë se ka probleme në sistemin e formimit të gjakut. Në këto raste duhet dyshuar se ka probleme me mpiksjen e gjakut, me pamjaftueshmëri koagulimi të gjakut. Ndërsa te adoleshentët epistasi mund të jetë sinjal i një sinoziti të fshehtë. Mund të ndodhë që sinoziti të mos ketë shenja të dukshme, pacienti mund të ankojë vetëm për turbullim, rëndim të kokës, shenja që shpesh neglizhohen. Por nëse këto simptoma i bashkëshoqërohet dhe gjakrredhja nga hunda mund të bëhet fjalë për një sinozit të fshehtë. Ndërsa në rastet kur hemoragjia është në një sasi të konsiderueshme dhe shoqërohet me bllokim të hundës, mund të ndodhë të bëhet fjalë për një tumor të nazofagitit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix13 minuta më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske18 minuta më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix1 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix1 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix1 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet2 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal2 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar2 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore2 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix19 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook