Lidhu me ne

Mix

Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim fjalën ç’kemi

Shumë prej nesh na ndodh ta përdorim gabim apostrofin, sidomos te trajtat e shkurtra, pjesëza mohuese s’ apo përemri pyetës ç’. Atëherë, ja 4 rastet si duhet të përdorim apostrofin…

Shumë prej nesh na ndodh ta përdorim gabim apostrofin, sidomos te trajtat e shkurtra, pjesëza mohuese s’ apo përemri pyetës ç’. 

Atëherë, ja 4 rastet si duhet të përdorim apostrofin: 

1. Te trajtat e shkurtra të përemrave vetorë “më” dhe “të”, kur bashkohen me trajtën e shkurtër “i”, për të shënuar rënien e zanores “ë”. Dhe kemi: (më + i) m’i dha; (të + i) t’i dha; m’i fali; t’i fali etj.

2. Te pjesëza “të” e mënyrës lidhore, e kohës së ardhme të dëftores, si dhe te ndërtimet e ndryshme me pjesore (për të, me të, një të + pjesore) etj. P. sh.: t’i shkruash nënës; do t’i rrëfej të gjitha; për t’i mbajtur mirë; do t’u them; për t’u çuar makinën; t’ia thuash; do t’ia numëroj; për t’iu përgjigjur asaj; do t’ju telefonojmë; do t’jua di për nder; do t’ua tregoj shokëve; m’u bë zemra mal; si t’u duk? etj.

3. Pas pjesëzës mohuese “s’” dhe pas përemrit pyetës “ç’”. P.sh.: s’arrin; s’e di; s’presim; ç’e do? ç’do? ç’zë i ëmbël! etj.

4. Për të shënuar rënien e ë-së te nyjat e përparme “të”, “së” me kuptim pronor në rasat e zhdrejta të emrave: i ati, e ëma: (i, e) t’et, (i, e) s’ëmës, me t’ëmën.

Formimi i trajtave të bashkuara 

Ja trajtat e shkurtra që përdoren me apostrof dhe apo pa apostrof:

më + e = ma

më + i = m’i

të + e = ta

të + i = t’i

i + e = ia

i + i = ia

na + e = na e

na + i = na i

ju + e = jua

ju + i = jua

u + e = ua

u + i = ua

KUJDES! Shkruhen pa apostrof trajtat përemërore “ma”, “ta”, ku nuk kemi një rënie të ë-së, por një shkrirje të dy zanoreve (më + e = ma; të + e = ta): (ma dha librin; s’ma jepte; ma jep; për të ma treguar; duke ma treguar; me të ma treguar; pa ma thënë; një të ma kujtuar etj.)

KUJDES!  Shkruhen pa apostrof përemri i pakufishëm “çdo” dhe përemri pyetës “çfarë”, si edhe fjalët e formuara prej tyre.

(Përgatiti: Sevi Lami Agolli)

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske8 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar9 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix9 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix9 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar9 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix9 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske9 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet9 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore9 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook