Lidhu me ne

Radar

Ahmetaj, kurbani që i duhet Ramës për të hequr vëmendjen nga afera ‘McGonigal’

Boçi: Ahmetaj, viktima që i duhet Ramës për të hequr vëmendjen nga afera ‘McGonigal’

Boçi: Ahmetaj, viktima që i duhet Ramës për të hequr

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se ish ministri dhe ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj është “viktima” që i duhet Ramës për të hequr vëmendjen nga afera McGonigal.

“Arben Ahmetaj është viktima që i duhet Ramës për të hequr vëmendjen nga afera McGonigal dhe njëherësh për të pretenduar se drejtësia e re po funksionon. Alibia e dyfishtë e Ramës në fakt është vetëm një iluzion. Marrëdhënia e Kryeministrit, por dhe e shtetit shqiptar me Shtetet e Bashkuara është shqepur keqaz. Dhe ajo që amerikanët nuk mund t’ja falin Ramës shkon shumë përtej aferës me McGonigal”, shkruan deputeti në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, qeveria aktuale po paguan më shumë për të përgjuar shtetasit, sesa për të mbrojtur të dhënat e tyre dhe në këto kushte, përgjigjja për këtë gjë do të jepet më 14 maj.

“Një qeveri që harxhon më shumë për të përgjuar shtetasit e vet (me një rrjet agjenturoro- politik si patronazhistët), sesa për të mbrojtur të dhënat bazë të këtyre shtetasve – meriton vetëm një shpërblim: atë që do të marrë me 14 Maj!

Por është e pritshme që amerikanët të dinë për Ramën shumë më tepër sesa di për të Shërbimi Informativ i vendit, të cilin Rama e nxori të gjithin lakuriq – me emra, kontakte, emaile, adresa etj.

Por Rama do të përgjigjet për shumë më tepër sesa kaq. Ai do të përgjigjet edhe për atë që ne nuk e dimë ende, por dikush do ta sjellë në tryezë dhe ashtu si Friedrich Nitzche thotë tek Ecce Homo, “njeriu është i dënuar të thotë ‘Po, më kujtohet’, dhe ky është mallkimi i tij””, shkruan Boçi.  

MË TEPËR

Temporal15 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar15 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike17 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet18 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske18 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar19 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar19 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar19 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook