Lidhu me ne

Mix

Noam Chomsky: ChatGPT do të lehtësojë plagjiaturën, sistemi arsimor do të dështojë

Çomski: ChatGPT do të lehtësojë plagjiaturën, sistemi arsimor do të dështojë

Filozofi i madh dhe gjuhëtari amerikan, Noam Chomsky (Noam Çomski)  jep alarmin: “Nëse sistemi arsimor nuk i nxit studentët dhe nuk u ngjall interes, nëse nuk i bën ata të rriten, atëherë do t’i humbasë”.
ChatGPT po përdoret, gjithnjë e më shumë, për të shkruar punime dhe ese, por pa përpjekje dhe angazhim, gjithçka e kryen Inteligjenca Artificiale, duke bërë plagjiaturë thuajse çdo punë të të tjerëve. Intervista e Noam Çomski mbi ChatGPT dhe IA gjeneruese

Në javët e fundit kemi mësuar të njohim gjeneratën e fundit të Inteligjencës Artificiale gjeneruese ChatGPT të OpenAI.

Është diskutuar në çdo kontekst, është demonstruar se për çfarë mund të përdoret dhe për çfarë jo, cili mund të jetë potenciali i tij në fusha të ndryshme zbatimi dhe ekspertë të shumtë kanë dhënë mendimin e tyre për teknologjinë.

Filozofi i njohur dhe gjuhëtari amerikan, Noam Çomski, ka folur mbi këtë temë, si një shkencëtar dhe teoricien i komunikimit. 

Në një intervistë të dhënë për edukitchen.net, Çomski e drejton gishtin drejt IA gjeneruese, për të sqaruar menjëherë disa pika kyçe në lidhje me atë që po ndodh.

Pika e parë – Esetë dhe dobësitë e tyre

Për breza të tërë, esetë, në veçanti esetë universitare, kanë përfaqësuar modelin bazë të pedagogjisë humaniste, është disi mjeti i parapëlqyer për t’u mësuar të rinjve koncepte themelore si kërkimi, arsyetimi, mendimi kritik, shkrimi.

Dalja në skenë e ChatGPT e thyen këtë skemë dhe e bën atë në një mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Për vite me radhë, ne profesorët kemi pasur në dispozicion programe kompjuterike për kërkimin e rasteve të librave që janë vazhdimisht plagjiaturë. Por sot, gjithçka ka ndryshuar. Sot është gjithnjë e më e vështirë të identifikosh një plagjiaturë, thjesht sepse sot është më e lehtë të bësh plagjiaturë punën e dikujt tjetër, falë teknologjive të reja”.

Jemi përballë një plagjiature sa herë që shfrytëzohet vepra shkencore e dikujt tjetër në përfitimin e dikujt, në emër të tij, pa autorizim nga pronarët e të drejtave të autorit dhe pa përmendur burimin, qofshin libra apo faqe interneti.

“ChatGPT është në thelb një formë e plagjiaturës hi-tech, si dhe një sistem që i shmanget të mësuarit”, – thotë gjuhëtari.

Pika e dytë – A po shkon sistemi arsimor drejt dështimit?

Rritja e kësaj gjenerate të re të Inteligjencës Artificiale mund të krahasohet me atë të telefonit inteligjent: “Studentët ulen në bankat e klasës, auditorëve dhe i mbajnë sytë te smartphone i tyre.

Arsyeja është e qartë, klasa tashmë nuk është më interesante për ta”, – thotë Çomski.

“Fakti që të rinjtë parapëlqejnë smartphone ndaj klasës dhe ndaj marrëdhënies me profesorin e tij do të thotë dy gjëra: së pari, është që teknologjia përjetohet si një lehtësi për të arritur thuajse çdo objektiv, me pak përpjekje; së dyti, rrjedhimisht, sistemi arsimor me të cilin jemi rritur është me të vërtetë në prag të dështimit”.

“Nëse një sistem arsimor nuk i nxit studentët, nuk ngjall interesin e tyre, nuk i pyet mbi tema të mëdha, nëse nuk i bën ata të rriten, atëherë do t’i humbasë”, theksoi Çomski.

Pika e tretë – Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë librat dhe profesorët, por çfarë do të ndodhë me studentët?

Në një artikull në “New York Post” në fund të dhjetorit 2022, Darren Hick, asistent profesor i filozofisë në Universitetin Furman, denoncoi (së bashku me shumë kolegë të tjerë në të vërtetë), përdorimin e përhapur të IA gjeneruese në krijimin e punimeve të klasës apo tezave, duke nisur në thelb nga një plagjiaturë.

IA është tashmë shumë e aftë në krijimin e eseve dhe përmbajtjeve online, duke nisur nga bibliotekat e mëdha universitare dhe lehtësisht të aksesueshme, por stili i saj nuk është i përsosur.

Hick shpjegon se “në një moment, nëse lexohen me kujdes, këto ese shfaqin një stil mjaft anormal, pasi duket sikur janë shkruar nga të rinj, veçanërisht të talentuar, të cilët përdorin formula të çuditshme, si të ishte dikush që po mëson të shkruajë dhe provon dorën në punë të vështira, ose po përpiqet të formësojë stilin e tij”.

“IA po rritet me shpejtësi, ChatGPT po rritet me shpejtësi, së shpejti do të jetë më e zgjuar, më e saktë, më e rafinuar, me pak fjalë, ndiej se vendi im në universitet shumë shpejt do të jetë në rrezik”, – pranoi studiuesi.

Por ndoshta, përveç fatit të librave dhe mësuesve, të gjithë duhet të mendojmë edhe për atë të studentëve. Çfarë do të mësojnë me të vërtetë të rinjtë në të ardhmen, nëse fillojnë ta përdorin masivisht këtë teknologji? Si do të zhvillohet transmetimi i njohurive nga brezi në brez? Çfarë do të ndodhë me aftësinë njohëse dhe kujtesën tonë?

Nëse i mësojmë të rinjtë që të mos angazhohen, të mos përpiqen të arsyetojnë, të mos mendojnë, të shmangin përpjekjet e kujtesës, çfarë do të ndodhë me kapacitetin e tyre të përgjithshëm intelektual dhe aftësinë themelore për të menduar, për të konceptuar dhe për të kuptuar me mendje?

Duhet të kujtojmë se inteligjenca ka për detyrë të lehtësojë përshtatjen e qenieve njerëzore ndaj çdo situate të re, ose potencialisht të pafavorshme, me qëllim për ta kapërcyer atë, duke vënë në lojë mendimin dhe veprimin. Inteligjenca Artificiale është vetëm një zgjatim i këtij fakulteti të trurit tonë.

Key4biz

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Mix5 orë më herët

Oscar 2025: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet e ceremonisë së 97-të të Academy Awards janë njoftuar të enjten duke shënuar një ditë të madhe për “Emilia...

Mix5 orë më herët

“Emision për katunarë”, Fero komenton Big Brother

Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera...

Mix5 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Arsyeja pse është e mirë për shëndetin dhe pamjen tuaj!

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Jo vetëm...

Mix5 orë më herët

Vendet me popullsinë më të vogël në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë...

Mix5 orë më herët

Shenjat e horoskopit që shmangin konfliktet në lidhje!

Peshorja: Peshoret janë të njohura për dëshirën e tyre për balancë dhe harmoni. Ata shpesh bëjnë gjithçka që mundin për të...

Mix5 orë më herët

Ana e errët e shenjave të horoskopit: A vlen edhe për shenjën tënde?

Astrologjia ka intriguar njerëzit për shekuj me radhë, duke ofruar njohuri mbi personalitetet, sjelljet dhe parashikimet e së ardhmes për...

Radar6 orë më herët

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes...

Radar6 orë më herët

Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit...

Mix6 orë më herët

Si e përballojnë shenjat e horoskopit stresin?

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por secila shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet për ta menaxhuar...

Facebook