Mix
Njerëzit mendojnë se videoja e re e Sabianit në TikTok është kunjë për Kristin
TIKTOK
Hej, jemi ne, duke të të përditësuar për një video të re që Sabiani ka postuar në TikTok. (Sabiani në TikTok?! Po, Sabiani në TikTok!).
Sot, në dilemën “kë të marr e kë të lë” (paqen apo kunjat) të Sabianit, këngëtari zgjodhi alternativën e dytë, duke u bërë ca i athët në TikTok dhe po thuhet se e ka me Kristin, i cili po krijon një romancë me të bijën e Sabianit, Keisi Meidinin.
Sipas njerëzve, Sabiani s’qenkërka një fans i madh i marrëdhënies dhe ka postuar videon e mësipërme.
Në pyetjen “S’e mos e lë çupën beqare”, Sabiani përgjigjet: “Jo, e ka vetë në dorë, babi s’e kushtëzon për asgjë, vetëm…zorraxhinj s’dua në shtëpi”. Për ata nga fundi që ndoshta s’e dëgjuan mirë, Sabi shkroi edhe mbishkrimin: “E theksoj! Zorraxhinj nuk dua në shtëpi”.
Menjëherë njerëzit nisën të aludonin se këngëtari i hodhi kunjë Kristit dhe komentet ishin këto: