Radar
Olena Zelenska: Fitorja e Ukrainës, fitore e të drejtave të njeriut mbi paligjshmërinë, torturën dhe shkatërrimin
Zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska tha se fitorja e Ukrainës do të nënkuptonte fitoren e të drejtave të njeriut. Gjatë një një sesioni special të Kombeve të Bashkuara, ajo përsëriti thirrjen për krijimin e një gjykate speciale për krimet ruse të luftës në Ukrainë.
“Fitorja e Ukrainës do të nënkuptonte fitoren e të drejtave të njeriut mbi paligjshmërinë, torturën dhe shkatërrimin. Prandaj drejtësia për Ukrainën është drejtësi për të gjithë botën,” tha Zelenska në një fjalim emocionues.
“Ukrainasit po vriten para gjithë botës prej gati një viti, – tha ajo, – po vriten në qytetet e tyre, fshatra, apartamente, spitale, teatro.”
Zelenska ndau fotografi të disa prej qyteteve të Ukrainës më të goditura nga luftimet dhe me viktima të mëdha civile.