Sport
Cristiano Ronaldo, me veshjen arabe dhe shpatën në dorë për Ditën e Pavarësisë
Cristiano Ronaldo me veshjen tradicionale me ngjyrat e flamurit të Arabisë Saudite dhe një shpatë në dorë për Ditën Arabe të Pavarësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ronaldo i uron festën vendit që i ka hapur dyert prej pak kohësh. Në 22 janar të vitit 1727 Imam Muhammad bin Saud themeloi shtetin e Arabisë Saudite.
Festa kombëtare do të zgjasë 4 ditë dhe në program ishte përfshirë edhe një ndalesë me ceremoni zyrare në “Al-Nassr’s Mrsool Park”. Deri më tani, Ronaldo ka luajtur 56 ndeshje me klubin e tij të ri Al Nassr ku ka shënuar po kaq gola dhe ka dhuruar 2 asiste.
https://twitter.com/Cristiano/status/1628447676109922307?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1628447676109922307%7Ctwgr%5Ec055caaee6ce046a95e0a7388920cf4cfe26f644%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fsport%2Fcr7-me-veshjen-arabe-dhe-shpaten-ne-dore-per-diten-e-pavaresise-i1076953