Mix
Supermodelja Cindy Crawford pa asnjë filtër direkt nga sauna

Supermodelja, 56 vjeçe, Cindy Crawford është shfaqur pa grim në një videoselfie, të cilën e postoi në Instagram.
Cindy hodhi përpara fytyrës fijet e flokëve, ndërsa tregonte të gjitha këndet e fytyrës së saj, ujë dhe sapun.


“Flokët e bebit në sauna’ shkruan ajo në postim dhe fansat nxituan të komentojnë se sa ndryshe dukej ajo. Disa për mirë. Disa për keq.
Një ndjekës shkroi: “Ti dukesh kaq ndryshe këtu”, ndërsa një tjetër shtoi: “Nuk ngjan aspak me Cindy-n”.
Po ç`rëndësi kanë komentet përpara sigurisë së supermodeles?!