Lidhu me ne

Sport

Nga klubi i parë e deri tek fitorja e Kupës së Ballkanit, si nisi futbolli shqiptar

Nga krijimi i klubit të parë e deri tek fitorja e Kupës së

Futbolli në Shqipëri ka ekzistuar para se të krijohej Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Kjo është dëshmuar nga regjistrimi i ekipit në turneun e Kupës Ballkanike gjatë viteve1929-1931, i cili filloi në vitin 1929.about:blank

Kombëtarja Shqiptare u themelua më 6 qershor 1930, por Shqipëria duhej të priste 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë të saj ndërkombëtare, dhe atëherë debutoi kundër Jugosllavisë në vitin 1946.  Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA dhe në vitin 1954, ajo ishte një nga anëtarët themelues të UEFA-s.

Fillimet e futbollit shqiptar

Pas dekadës së parë të shekullit të XX-të u shfaqen gjurmët e para të dëshirës për të luajtur futboll. Nga 1905 deri me 1908 janë përpjekjet e “djelmënisë” shkodrane në fillim. Emri lojës “topkëmbë” iu vu sepse topi mbështillej me lecka të mbledhura me një copë të trashë dhe ruante formën e rrumbullakët.

Një anglez i quajtur Ruter që vizitoi Shkodrën më 1908 u ndal në kolegjin saverian. Orientimi fetar dhe ai futbollistik dukeshin se plotësonin për rininë e asaj kohe mjaft mirë njeri-tjetrin. Pas disa përpjekjeve spontane u krijua skuadra e parë në Shkodër me emrin “Indipendenca”e cila madje luajti të parin takim të saj ndërkombëtar (humbi 1-2) me një skuadër të Ushtrisë Austriake që ndodhej në Shkodër.

Ndeshja e parë e futbollit në Tiranë do të vijë në pranverën e vitit 1920. Luhet pikërisht në vendin ku ndodhet sot stadiumi “Qemal Stafa” me një skuadër austro – hungareze. Ndeshjet e para Tirana i luajti me “Lulëzimin” e Durrësit, “Adriatikun” e Kavajës, Tomorin e“Beratit”, etj.

Shkodra ka meritën, se më 1920 përmblodhi botimin e rregullores së parë të futbollit. Rëndësia e kësaj rregulloreje tregonte qarte dëshirën dhe nevojën për të organizuar më së miri këtë lojë të dashur e të mirëpritur nga të gjithë në Shqipëri.

 Në disa qytete u ngritën ekipe si në Korcë Sportklub, “Korca”, në Elbasan shoqëritë “Afërdita” dhe “Përparimi”, në Durrës “Atdheu”, në Kavajë “Adriatiku”, ne Berat quhej “Tomori” etj.

Për përhapjen e futbollit në vitet e para kanë meritë forcat përparimtare demokratike që e shihnin këtë lojë përvec efekteve të edukimit patriotik në atë periudhë, edhe për t’u organizuar në shoqëri që më pas të luanin një rol të rëndësishëm në jetën qytetare kulturore e futbollistike kudo në Shqipëri.

Fitorja e Kupës së Ballkanit

Më 1939 u organizua Kupa e parë e Shqipërisë, me skuadra të ndara në grupe. Me 1941 u organizua një kampionat futbolli që u fitua nga Tirana.

Më 1942 është organizuar dhe një kupë tjetër mes disa qyteteve, ku Tirana mundi në finale Vllazninë. Në vitin 1943, kur në Shqipëri erdhën trupat gjermane, pati orvatje për mbikëqyrjen të kulturës e sportit nëpër qytete te ndryshme.

Në Shqipëri do të organizohej nga 6-13 tetor për herë të parë Lojrat Ballkanike mes Shqipërisë Bullgarisë, Rumanisë në futboll dhe në atletikën e lehtë. Para Ballkaniadës Shqipëria luajti një miqësore testuese me disa herë kampionen “Spartak”të Moskës dhe u mund 1-2. Ndeshja e parë nuk shkon si duhet humbet 2-3 me Jugosllavinë.

Ndeshja e dytë është përballë Bullgarëve. Edhe pse pësohet një gol sa startoi loja Loro Borici në 30’ ka barazuar. Në minutën e 65-të Shqipëria fiton një 11-metërsh që e kthen në gol Loro Borici dhe 2-1. Ky entuziazëm ndikoi fort dhe për një gol tjetër vetëm pas tre minutash me Pal Mirashin. Shqipëria merr një fitore të merituar 3-1. Nga rezultatet e tjera doli se finalja do të diskutohej mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Vetëm një gol në 55’ nga gjuajtja bombë nga një pozicion standard e Qamil Telitit mjafton që Shqipëria të fitojë minimalisht 1-0 por edhe të shpallet Kampione e Ballkanit.

Flamuri Kombëtar Kuqezi do të ngrihej në Podiumin e Nderit. Vetëm dy vite pas Çlirimit arrihej një sukses kaq i madh në rrafshin rajonal.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook