Lidhu me ne

Mix

Dëshironi pushime të përballueshme? “The Guardian”: Shkoni në Shqipëri!

Ksamil, Shqipëri

Prestigjiozja britanike, “The Guardian” ka publikuar së fundmi një artikull interesant, ku na prezanton me disa nga destinacionet për pushime të përballueshme, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Artikullin e ka shkruar Mary Novakovich, në të cilin thuhet ndër të tjera se:“Me më shumë se 400 kilometra vijë bregdetare, përfshirë Rivierën Shqiptare, nuk është për t’u habitur që vendi është kthyer në një destinacion shumë të kërkuar plazhi. Dhe kjo, ashtu siç tregojnë hotelet dhe apartamentet e ndërtuara në bregdetin e Sarandës, nuk është më sekret.

Plazhi i Bolata Bullgari

Borshi, rreth 40 kilometra në veri të Sarandës, ka një shtrirje të gjatë plazhi me guralecë dhe me shumë hapësirë mes shezlongëve dhe çadrave të diellit. Hotelet kanë pamje nga plazhi dhe dhoma dyshe të thjeshta, treshe dhe katërshe, disa me ballkone dhe me pamje nga deti.

Më në veri, Dhërmiu dhe Dhrimadhes janë ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë, por ato tërheqin shumë njerëz në pikun e verës. Plazhi i Dhërmiut është edhe mjedisi i festivalit të muzikës ”Kala” nga 31 maji deri më 7 qershor, biletat e të cilit po shiten me shpejtësi.

Një javë më vonë do të jetë më e qetë dhe më e përkryer për një qëndrim në Perivolos Apartments, në një kodër midis dy plazheve. Ekziston edhe një restorant, një bar dhe një pishinë e përbashkët. Në jug të Sarandës, përballë Korfuzit, ndodhet Ksamili, me disa plazhe, si dhe zonat arkeologjike dhe liqenet pranë parkut kombëtar të Butrintit.

Në buzë të Ksamilit, hotelet kanë dhoma me ballkone dhe pamje nga deti dhe të përshtatshëm për plazh”.

Në këtë artikull të “The Guardian” përmenden gjithashtu edhe destinacione të tjera lindore, si Kroacia, Bullgaria dhe Mali i Zi, si vende që duhen vizituar me doemos këtë verë.

Tivar Mali i Zi

Milna Kroaci

Ksamil, Shqipëri

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore2 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix2 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix2 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal2 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook