Lidhu me ne

Mix

Flasin burrat: 10 gjërat që e bëjnë një grua jotërheqëse

Mbështetur në pyetësorë të ndryshëm, këto janë gjërat që burrave iu duken jotërheqëse te gratë. Ja çfarë mendojnë.

Për make Up-in:

Duhet të jesh sa më natyrale. Burrave nuk u pëlqen që të afrohen për të të puthur dhe të largohen si t’i ishin bashkuar trupës së klounëve të cirkut. Fondotinta nuk duhet të duket dhe duhet të shkrihet me lëkurën. Qëndro larg pluhurave me xixa dhe shkëlqim dhe mos përdor kurrrrë maskarë që të krijon kokrriza. Makeup-i minimal është më seksi.

Për flokët:

Ndërsa një model modern flokësh mund të duket shumë bukur për një mbrëmje, burrat preferojnë flokët me pamje natyrale. Janë më të bukur për t’u parë dhe është më kënaqësi t’i prekësh kur nuk kanë xhel dhe produkte ngjitëse.

Për depilimin:

Për hir të prekjes së lëmuar, të lutem depilohu. Burrat i shoqërojnë qimet në mendjen e tyre me testosteronin dhe nuk duan t’i shohin te femrat. Burrave iu pëlqen të prekin lëkurë të butë kështu që përdorni zbutës dhe krem për ta mbajtur lëkurën të butë. Kjo do përcjellë mesazhin që ti kujdesesh për higjienën.

Për higjienën e dhëmbëve:

Le të përballemi me këtë, vajza, burrat e shikojnë me kujdes gojën. Fryma e rëndë dhe dhëmbët me ngjyrë sigurisht që janë të pakëndshme. Fillo të kufizosh kafen dhe verën e kuqe. Përdor pastë zbardhuese dhëmbësh dhe mbaj gjithmonë mente me vete. Ti nuk e di kurrë, kur do vijë ajo puthje.

Për alkoolin:

Burrave u pëlqen të dalin me një grua që di të argëtohet, por duhet ta dijë kur është shumë. Asnjë burrë nuk do të shoh një grua me kokën në lavamanët e tualetit apo duke u rrëzuar sepse nuk e mbajnë këmbët.

Për negativitetin:

Burrave u pëlqejnë gratë e lumtura, me humor. Kështu që mos u anko për shërbimin jo të mirë në bar apo që t’u desh të prisje shumë në radhë. Shfaq anën tënde më të mirë.

Për fjalorin:

Burrat i pëlqejnë gratë me class, kështu që të thuash fjalë të pista në çdo fjali ua heq pak dëshirën atyre dhe ty të bën të dukesh më pak e sofistikuar.

Për vërejtjet e bëra:

Askujt nuk i pëlqen t’i thonë disa herë që janë duke bërë diçka gabim. Vajza, duhen zgjedhur betejat ku do luftohet. Nëse ata e lënë kapakun e WC-së lart, ule me qetësi. Nëse ata nuk rruhen për disa ditë, pranoje. Lërja ndonjëherë ta mbajë telekomandën. Kujtohu, që këto janë gjëra që as ata nuk i pëlqejnë te ty.

Për të qenit e qepur pas tyre:

Mos i lër kurrë shoqet ose familjen për një burrë. Po të shfaqësh gjithmonë varësi ndaj partnerit,  bëhesh e mërzitshme. Të presësh që ai të ndryshojë për të plotësuar kërkesat e tua, është gjithashtu shumë jotërheqëse. Ata duan t’i duash për atë që janë.

A ju nervozuan disi këto kërkesat e burrave? Nuk jeni vetëm!

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix13 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix13 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix13 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar13 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix13 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike13 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix13 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix13 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix13 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook