Lidhu me ne

Kioske

Deri ku e kanë limitin zonjat e Rilindjes?

Nga Armand Shkullaku

Deri ku e kanë limitin zonjat e Rilindjes?

Indinjata e djeshme e grave socialiste në Kuvend ndaj gjuhës së Berishës, hap një debat mbi kulturën e dominimit dhe përdorimit nga lideri të një trupe të tërë politike, këtë herë me ndjeshmëri të lartë, siç është ajo e përfaqësimit femëror në politikë. Çështja nuk është se përse Rama fshihet pas “fustanit të grave” për një skandal të caktuar, por se deri kur këto gra do ta përdorin këtë “fustan” për të mbuluar hipokrizinë dhe mungesën e personalitetit politik.

Reagimi ndaj gjuhës së Berishës, i bërë pikërisht në kohën kur i duhej liderit të zënë në çark, gjithësesi do të ishte i pranueshëm nëse zonjat socialiste do të kishin patur të njëjtin standart sa herë që edhe kryeministri i tyre, brutalisht apo duke flirtuar me kontekstin, përdor gjuhën seksiste. “Revolta” vetëm në një drejtim, i shndërron ato pikërisht në të kundërtën e asaj që pretendojnë të jenë. I kthen në numra që lëshojnë zë vetëm me urdhër nga lart. Spiropali për shembull është sot personifikimi më eklatant i kësaj dukurie.

Zonjat e mazhorancës nuk janë shqetësuar asnjëherë kur kryeministri, kolegen e tyre Albana Vokshi, nuk e thërriste në emër por Pamela, me një theks të qartë intimidues dhe seksist. As kur vite më parë, me xheste vulgare i shpjegonte zonjës Topalli në Kuvend nëse i ngrihej apo jo opozitës. Gratë e majta nuk bëzanë as kur lideri i tyre kaloi çdo limit duke selektuar fushatën e kaluar një foto me kontekst denigrues seksist të Grida Dumës, të cilën e shoqëroi dhe me pasthirrma “oh- oh” dhe më pas, gjoja për t’u justifikuar deklaroi se “Ju, Ilir Meta, Saliu dhe kush tjetër, tek kjo ‘ohoho’ dhe goja e Gridës shikoni gjëra që mua s’më bien ndër mend… “.

Madje ato dukeshin komode edhe kur kryeminstri nga karrikia e tij në Kuvend, sulmonte me fjalor të ulët kundërshtarin politik dhe i bërtiste në prani të tyre “o rrotë k…”. Shembujt e gjuhës seksiste dhe intimiduese të Ramës ndaj grave dhe në prani të grave janë të panumërta, por zonjave të partisë kjo gjë nuk ua vret veshin dhe nuk ua prek dinjitetin. Cipa e tyre bëhet e hollë dhe e ndjeshme vetëm ndaj kundërshtarëve, dhe kjo, atëherë kur ua kërkon kryetari që i ka përzgjedhur të jenë aty ku janë.

Dhe ktu vimë pikërisht tek një prej shpjegimeve të kësaj sjellje politike me standart të dyfishtë. Po të shohësh sot, gratë që janë rritur në karrierë falë forcës së tyre dhe mbështetjes nga votuesit socialistë, janë një specie thuajse në zhdukje. Mjafton të sillni ndërmend zonjat e PS një dekadë më parë dhe të krahasoni personalitetin e tyre politik me ato që janë sot të emëruarat e Rilindjes, si në qeveri ashtu dhe në Kuvend. Karrierën e tyre, vendin e tyre, detyrën e tyre, e përcakton një njeri i vetëm, shpeshherë edhe pa i pyetur fare. Të shumta janë rastet kur ngritjen e tyre në ekzekutiv e kanë mësuar nga ekrani i tv.

Tipare dalluese të kësaj kategorie janë dëshmia e bësnikërisë, mundësisht që nga koha e Bashkisë së Tiranës; mungesa e indentitetit politik; përsëritja besnike e mesazheve të liderit; zbrazëtia nga çdo liri mendimi e gjykimi; pranimi pa kushte dhe pa debat i rolit që të përcakton lideri dhe levizja e kontrolluar brenda hapësirës që u ka vizatuar po prapë lideri.

Zonjat socialiste, në një pjesë të konsiderueshme,  nuk janë aty ku janë si rezultat i kontributit të tyre në politikën kombëtare, por si vullnet i tekave të kryetarit. Kryetari të vë, kryetari të heq. Më shumë se sa shqetësimin për komunitetin, në mendjet e tyre mbizotëron shërbimi për “mbretin”. Prandaj dhe “indinjata” e djeshme në Kuvend në emër të dinjitetit, kompromentohet pikërisht nga standarti i dyfishtë. Madje dhe nga hipokrizia, që sado të mbulohet, është e dukshme për këdo që ka ndjekur transformimin e PS në Rilindje. Për më tepër, që vetë zonjat e mazhorancës i njohin fare mirë sjelljet e liderit të tyre në mbledhjet me dyer të mbyllura dhe gjuhën që përdor jo në publik ndaj atyre vetë.

T’i nënshtrohesh të keqes brenda shtëpisë tënde dhe të shfaqesh si luftëtare ndaj saj kur e ndesh diku tjetër, më e pakta nuk të bën të besueshme. As për fjalët dhe as për “fustanin” që tenton të mbulojë kryetarin, kur kupton se është në hall.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime10 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix12 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix12 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix12 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore12 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar13 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook