Lidhu me ne

Mix

Çfarë (dhe ku) të mos hani në restorante: Një listë e artë nga Anthony Bourdain

Anthony Bourdain Has Died At 61 : The Salt : NPR

Aq sa e madhe është dëshira e shijimit të pjatës së preferuar në një restorant të njohur apo qoftë edhe në një restorant lagjeje, po kaq i madh është zhgënjimi për dikë, kur diçka nuk shkon mirë. Dhe në botën e restoranteve, shumë gjëra mund të shkojnë keq. Për më tepër, Anthony Bourdain e njihte mirë këtë gjë. Dhe ngaqë e konsideronte ushqimin si shijimin më të epërm, që nuk duhet të fshehë rreziqe të pakëndshme, përveçse që qe shef e producent, ishte gjithashtu misticist, këshilltar i fshehtë dhe portretist i shumë njerëzve të kuzhinës. Kishte krijuar një listë të vogël me pesë këshilla gjithësej për klientët e gastronomisë së lartë, por edhe për ata të gastronomisë së zakonshme.

Ja çfarë u këshillonte adhuruesve të kuzhinës së mirë:

1. “Zgjidhni të hani jashtë të martën (restorantet e mira nëpër botë, nuk punojnë të hënave, sepse është ditë pushimi për shefin e kuzhinës). Ushqimet e detit janë më të freskëta, rezervat e ushqimit të gatuar, por gjithashtu edhe shefi është më i shplodhur pas pushimit të vet. Kuzhinierët punojnë me më shumë ëndje gjatë ditëve të javës, sesa fundjavave, ndaj dhe janë më kreativë në gatimet e tyre”, pat shkruar Bourdain në New Yorker.

2. “Po ta porosisni bërxollën tuaj të pjekur mirë, ka njëfarë risku. Një copë e fortë mishi, që ndodhet në kuzhinë, mund të jetë ruajtur për “filistinët” e shoqërisë në tavolinë, që e duan bërxollën të pjekur mirë”. (Me termin “filistinë”, Bourdain u referohet klientëve disi të vrazhdë dhe që nuk kanë njohuri e shije të mira gastronomike).

Njerëzit, që e duan bërxollën të pjekur mirë, ofrojnë një shërbim shumë të madh ndaj nesh, profesionistëve të ushqimit të restoranteve, që na intereson kostoja: paguajnë, që të hanë mbeturinat tona. Në shumë kuzhina, ekziston një praktikë e artë, që quhet “ mbaje për…të pjekurën mirë”. Filistini, që e porosit bërxollën të pjekur mirë, nuk mund të kuptojë ndryshimin mes ushqimit e një dërrase”, thotë ai në të njëjtin shkrim.

3. “Shmanguni restoranteve që kanë fotografi në menutë e tyre. Ato janë për turistët. Kur ndodhesh në një vend të huaj mund të kuptosh shumë gjëra për një restorant duke gjykuar nga klientela dhe prezantimi. Kur je turist, duhet të shkosh në restorantet, që frekuentohen kryesisht dhe ekskluzivisht nga vendasit. Atje ku menuja nuk është në anglisht, nuk ka fotografi dhe ku njerëzit e frekuentojnë shpesh”.

4. “Nevojtore të papastra në restorante? Është OK. E kisha zakon të thosha, që një nevojtore e papastër është shenjë, që nuk duhet të hash më në këtë restorant. Por, përvoja ime më mësoi të kundërtën. Disa nga përvojat e mia më të mira, i pata në restorante që s’ çanin kokë nëse banja do të ishte gjithë ditën e pastër. E dinë, që ushqimi që servirin është i mrekullueshëm dhe kjo mjafton”.

5. “Ushqimi që serviret në aeroplan, është i mbivlerësuar për atë, çka është në të vërtetë. Në rastin më të mirë, çka na serviret, ka cilësinë e fast-food-it. Sado, që ta reklamojnë fort. Kushtet që janë të detyruar të punojnë këta njerëz, nuk u lejon komoditetin për diçka më të mirë. Kjo është gjithçka sa mund të bëjnë. Çfarëdo ushqimi, që të serviret në tokë ka shije të ndryshme nga ajo gjatë fluturimit, ndaj dhe i përshtaten kësaj gjëje”, tha në intervistën e tij në “Travel and Leisure” para disa vitesh, duke mos fshehur neverinë e tij për ushqimin e linjave fluturuese.

Bourdain i këshillonte gjithmonë adhuruesit e bukës të porosisin krejt copën e bukës dhe nëse duan gjysmën, duhet ta shohin me sytë e tyre kur pritet përgjysmë. Shportat e bukëve në restorante, që shkojnë nga tavolina në tavolinë, mbushen me feta buke që s’i hëngri dikush tjetër dhe me shumë mundësi buka, që shoqëron pjatën tuaj – e thekur dhe ndoshta e vajosur – të ketë kaluar nga shumë tavolina më parë, gjersa përfundoi në tavolinën tuaj”.

Burimi: lifo.gr

Përktheu: Eleana Zhako

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix17 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix17 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix17 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix17 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar18 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix18 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike18 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix18 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix19 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook