Lidhu me ne

Kryesore

Rama tentoi të heshtë opozitën, por zëri ynë dëgjohet në gjithë botën

“Cunam popullor i revolucionit demokratik”,  Berisha: Rama tentoi të heshtë opozitën, por zëri ynë dëgjohet në gjithë botën

WhatsApp Image 2023 02 11 at 13.35.23

Cunam popullor i revolucionit demokratik, e ka quajtur Sali Berisha protestën e sotme të opozitës, të thirrur pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen McGonigal. Lideri demokrat tha se qëllimi i këtij revolucioni është mbrojtja e të vërtetave dhe përmbysjen e monizmit të dytë.

Ditë e madhe e siparit të revolucionit demokratik të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri. Është akti revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre, ndaj dhe sot për përmbysjen e monizmit dhe fitoren e demokracisë do të themi të vërtetat tona. Qëllimi i këtij revolucioni që nis sot më 11 shkurt është të mbrojmë të vërtetat dhe të bëjmë çdo sakrificë e përpjekje që ato të triumfojnë”.

Duke e cilësuar Ramën si kryeministrin më të korruptuar në Europë ai tha se zëri i opozitës po dëgjohet në mbarë botën, pavarësisht përpjekjeve për ta heshtur atë.

Opozita tregoi se Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë, është narkokrati që duke vjedhur votën, buxhetin e pasurinë publike të shqiptarëve është shndërruar në shpresëvrasësin më të madh ën Europë dhe një nga 3 shpresëvrasësit më të mëdhenj në Europë. Baltën që hodhi Rama mbi opozitën për ta heshtur atë, të gjithë i mbajnë mend masat kundër popullit opozitar për të mos protestuar atë ditë, pazari që organizoi për të mos dëgjuar zërin tonë, ai mori turpin, por zëri ynë dëgjohet në gjithë botën. E vërteta nuk mbulohet dot, por triumfon. Sot mediat e botës po flasin të vërtetën e opozitës”.

Berisha theksoi se për këtë akt siç tha ai është tradhtia më e ulët ndaj mikut, do ta kishin zili edhe Putin e Lukashenko dhe i bëri thirrje të dorëhiqet.

Kombi nuk ka patur një faqezi të dytë si ti. Jep dorëheqjen largohu! Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim, politikisht moralisht i njëjti njeri, ai nuk mund të jetë kryeministri i Shqipërisë i vendi të NATO-s. Atë nuk e shpëton asgjë. Jep dorëheqjen dhe largohu! Njëlloj si të ishte aleati i Putinit duke korruptuar një nga njerëzit institucionit më të rëndësishëm të aleatit tonë. Putin e Lukashenko janë gati të të varin qafë deklaratën; Faqezi. Tradhtia më e ulët është tradhtia ndaj mikut”.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore23 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar24 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix24 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar24 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar24 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook