Mix
Nga Bella Hadid, Chiara dhe Hailey Bieber/ Ky model çantash është i preferuari i bukurosheve të showbizit
Foto ilustruese
Nga Nju Jorku në Milano deri në Londër, në pasarelat e javëve të fundit të modës si dhe në stilin e rrugës, kryefjala janë çantat me përmasa të mëdha. Nga njëra anë, markat si The Row, Saint Laurent dhe Chanel ofrojnë çanta gjigante, çanta të gjera, një trend i përqafuar menjëherë nga personazhet e famshme të showbizit si Zow Kravitz, Hailey Bieber dhe Bella Hadid.
Bella Hadid është fotografuar teksa mbante në sup një çantë të madhe, model i vitit 2015 nga koleksioni Karl Lagerfeld.
Pas vjeshtës dhe dimrit, çantat oversize do të jenë trendi për pranverën e vitit 2023. Nga modelet shumëngjyrëshe deri tek ato prej lëkure, më poshtë do të keni mundësinë të shihni disa prej çantave më të preferuara për pranverën e 2023.