Lidhu me ne

Mix

Katër fustanet e Chiara Ferragni në Sanremo që flasin më shumë se fjalët

Katër fustanet e Chiara Ferragni-t në Sanremo që flasin më

Chiara Ferragni i dha mesazhet që donte të jepte përmes veshjeve, ndërkohë që në skenën e famshme të Ariston prezantonte Sanremon, në natën e parë.

U ndërrua katër herë dhe ky nuk është lajm i ri. Në spektakle të këtyre përmasave, po edhe ata në miniaturë, prezantueset vishen e zhvishen në prapaskenë për të shfrytëzuar disa nga fustanet që s’i kanë ndarë dot: këtë apo atë.

Kurse tek Chiara ndryshon historia dhe do mbetet në histori. Fustanet e saj s’kanë as xixa e as shkëlqim. Thelbin e kanë mbi të gjitha tek mesazhi.

Të gjitha veshjet e saj, sa të guximshme e rebele, aq elegante e me finesë i shpjegoi me detaje në Instagramin e saj.

Fustani Manifest

Katër fustanet e Chiara Ferragni-t në Sanremo që flasin më

Maria Grazia Chiuri, drejtoreshë kreative e Dior, shpesh ka lançuar mesazhe feministe përmes veshjeve të saj. E s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë!

Ideja lindi nga një bisedë nga dyshja artistike Fulvia Carnevale dhe Claire Fontaine dhe rezultati ishte ky krijim i mrekullueshëm bardh e zi.

“Mendo e lirë” dëshiron të shtyjë të gjitha gratë të ndihen të lira të dalin nga roli që u imponon shoqëria. Me pak fjalë, një simbol i vërtetë i luftës kundër patriarkalizmit, një dedikim për gratë që thjesht duan të ndihen vetvetja pa u gjykuar.

Fustani Kafazi

Katër fustanet e Chiara Ferragni-t në Sanremo që flasin më

Mesazhi: Çlirimi i gjeneratave të reja nga stereotipet gjinore, nga të cilat shpesh vajzat dhe gratë ndihen të mbyllura në kafaz.

Ky fustan u krijua nga Dior. Sipër jumpsuit-it është tyli me diamantë të rremë. Veshja përfaqëson shpresën për të thyer konventat e imponuara nga patriarkati. Një shpresë për vajzat e sotme që do të jenë gratë e së nesërmes. Kjo është dëshira e një nëne për vajzën e saj të vogël. Më në fund të bërtisni Fitore! Dhe Chiara ka pozuar matchy-matchy me Victoria-n e saj (emri i së cilës do të thotë fitore), si për ta dhënë të plotë mesazhin.

Veshja kundër urrejtjes

Katër fustanet e Chiara Ferragni-t në Sanremo që flasin më

Me këtë fustan nga salla e Ariston, Chiara Ferragni iu përgjigj të gjithë atyre që vazhdimisht e kritikojnë për pamjen, trupin dhe mbi të gjitha lirinë e saj për t’u ndjerë grua, përveçse nënë. Frazat e përbuzjes të qëndisura me perlat e zeza janë fyerjet e vërteta që merr çdo ditë.

Fustani i paturpshëm

Katër fustanet e Chiara Ferragni-t në Sanremo që flasin më

Rikthimi i vëmendjes te të drejtat e grave, dhe trupat e tyre për fat të keq, ende vihen në diskutim.

Ky është qëllimi pas kësaj pamjeje.

Fustani prej tyli është punuar nga Dior dhe ngjyra prej mishi riprodhon me një qëndisje trupin e Chiara Ferragni-t, natyrale dhe e çliruar nga ai turp të cilën bota ua ka imponuar gjithmonë të gjithave, duke filluar nga Eva, gruaja e parë në histori e shtyrë të ndjejë turp.

Ky iluzion i lakuriqësisë ka për qëllim t’u kujtojë të gjithëve të drejtën dhe barazinë gjinore pa pasur nevojë të ndihen të gjykuar apo fajtor.

Ky iluzion i lakuriqësisë ka për qëllim t’i kujtojë kujtdo se nëse vendos të tregohesh, apo të ndihesh seksi nuk i jep të drejtë askujt për të justifikuar dhunën e burrave ndaj grave apo për ta zbutur atë.

Trupi i një gruaje nuk është nxitës për mëkat.

Ky është trupi i të gjithëve. Kush s’ka bërë mëkate ta hedhë gurin i pari!

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix3 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix3 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix3 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar3 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix3 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike3 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix3 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix3 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix3 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook