Lidhu me ne

Mix

‘Glass Onion’ është bërë një prej filmave më të popullarizuar të të gjitha kohëve në ‘Netflix’

Sipas “Variety”, pjesa e dytë e filmit “Knives Out” është shikuar plot 127 milionë orë në Netflix brenda 10 ditëve të para nga publikimi, duke tejkaluar filma si “The Grey Man” dhe “Bird Box”.

Kur ishte lansuar më 23 dhjetor, menjëherë arriti në kuotën e 82.1 milionë orëve të shikuar.

Filmi është në rrugë të mirë të parakalojë madje edhe “Red Notice” dhe “Don’t Look Up”, të cilët janë i pari dhe i dyti respektivisht, më të popullarizuarit në platformë.

Filmi flet për miliarderin Miles Bron (luajtur nga Edward Norton), i cili fton pesë miqtë e tij të afërt për të zgjidhur një mister vrasjeje në Ishullin e tij privat në Greqi.

Mirëpo, gjërat shpejt shkojnë keq kur një prej miqve të tij helmohet, dhe detektivi Benoit Blanc (Daniel Craig) vendoset për zgjidhjen e çështjes.

Filmi ishte publikuar fillimisht në kinema në nëntor dhe filloi të transmetohet ekskluzivisht në “Netflix”, para Krishtlindjeve.

Por, pavarësisht orëve të jashtëzakonshme të shikueshmërisë, regjisori Rian Johnson beson se pjesa e dytë do të përfitonte më shumë nëse do të transmetohej më gjatë nëpër kinema.

“Do të doja të ishte më gjatë [në kinema]”, tha Johnson në një intervistë për “The Athlantic”.

“Por gjithashtu, e vlerësoj që ‘Netflix’ e ka bërë këtë, sepse ishte përpjekje e madhe nga ta, dhe zinxhiri i kinemave, për ta materializuar. Shpresoj të ketë shumë sukses në mënyrë që të vazhdojmë ta demonstrojmë se mund ta komplementojnë njëri-tjetrin”.

Johnson gjithashtu shpjegoi pse i pëlqen t’i shoh më shumë nëpër kinema se në platforma transmetuese.

“Ka të bëjë me atë që të kesh një turmë njerëzish përreth duke qeshur dhe duke reaguar.

“Sepse këta filma janë projektuar për këtë”.

Por, të jemi të sigurtë, kjo nuk do të jetë pjesa e fundit e filmit, derisa Johnsonz buloi se ai tashmë ka thurur plane për të tretin.

I pyetur për pjesën e tretë, Johnson tha: “Sapo kam filluar të përmbledh dhe të gjej çka do të jetë më interesante, të gjej atë që do të jetë e frikshme në mënyrën e duhur.

“Çka do të jetë ajo që do të dallojë krejtësisht nga ky film? Njëjtë siç ishte ndryshe ky film nga i pari”.

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal23 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar23 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Facebook