Radar
Del në rrjet dokumenti me 266 faqe, ka emrat e zyrtarëve të administratës që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ të PS-së
Një dokument prej 266 faqesh është publikuar në rrjetet sociale.
Dokumenti dyshohet se përmban listën e personave që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’, që është denoncuar se mbikëqyr pëlqimet dhe reagimet e punonjësve të administratës lidhur me veprimtarinë e qeverisë.
Lista në fjalë përmban emra që janë pjesë e administratës si mjekë, infermierë, pedagogë, punonjës të tatimeve e doganave, policisë e personash në organet e drejtësisë.
Aplikacioni është denoncuar më herët nga PD-jae PL-ja, sipas të cilave aplikaconi në fjalë është terror e shantazh ndaj administratës.
Lista: Aktiv1stët (1)