Mix
Aktori Jeremy Renner lëndohet rëndë gjatë një aksidenti

Aktori amerikan Jeremy Renner, i njohur më së miri për rolin e heroit të Marvel-it, Hawkeye, është lënduar rëndë në një aksident teksa po përpiqej të largonte borën në fermën e ti në malet Sierra Nevada.
Sipas një zëdhënësi të aktorit, gjendja e tij është “kritike, por stabile” pasi u transportua me helikopter në spital të dielën në mëngjes.
Renner raportohet të ketë qenë personi i vetëm i lënduar në aksident dhe zyra e sherifit lokal po heton rrethanat e incidentit.
Më 13 dhjetor, aktori ndau një foto në Twitter, duke shkruar: Rreshjet e borës në liqenin Tahoe nuk janë shaka.
Rajoni u godit nga një stuhi dimri në natën e Vitit të Ri, e cila la 35 mijë shtëpi pa energji elektrike.
Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara është goditur nga “stuhia e shekullit” gjatë javës së kaluar dhe të paktën 60 njerëz kanë vdekur në mbarë vendin.