Mix
Pse Ben Affleck është kaq i palumtur?

Rikthimi i të famshmëve Benifer u duk në fillim si film romantik. Një çift që e vazhdon marrëdhënien aty ku e ka lënë 20 vjet më parë.
Pas lidhjeve, ndarjeve, martesave, lindjes së fëmijëve dhe divorceve, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bënë shumë njerëz të besojnë tek lumturia e mundësive të dyta.

Martesa e tyre pastaj e menjëhershme, në Las Vegas, e bëri të dukej si një rom-com lidhjen e tyre, që tashmë është shndërruar në dramë.
Ben Affleck duket kaq i palumtur.

E mbante fytyrën vrenjtur që në muajin e mjaltit në Paris dhe po ashtu është shfaqur ditët e fundit.
